Bledar Koçi: Humbe nëpër shi
Bie shi…
I lagur kujtimesh, eci, vrapoj…
Pellgjesh të hirta.
Çudi!
Herë-herë më shfaqej
I yti imazh
Tek dridhej mbi to
Malluar,
S’e di.
Të ndoqa i çmendur
Deri sa humbe
Nën pikla rrebeshesh
Ujësirash gri.
Bie shi…
Please follow and like us: