Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi, poeti i vërtetë është populli

 

Bledar Koçi është një poet i njohur, i cili shkruan jo vetëm poezi por edhe tekste këngësh, të muzikës së lehtë dhe popullore. E nisi këtë si një pasion dhe më pas në sajë të vlerësimit që mori nga publiku, kuptoi që këtë rrugëtim duhet ta vijonte. Tashmë ai është duke punuar për librin e tij të tretë, për të cilin tregon se është tepër i entuziasmuar.

CMG: Kur ka qenë pikënisja e rrugëtimit tuaj në poezi?

Bledar Koçi: Mes dilemash dhe ndjesish të ndryshme ka nisur gjithçka, unë shkruaja, por gjithnjë shkruaja për qejfin tim, për një pasion të zjarrtë dhe të sinqertë brenda vetes. Në grupin tim shoqëror kisha edhe një poet mjaft të njohur si Demir Gjergji,  i cili hasi disa nga tekstet e mia dhe mbeti shumë i habitur për to ndaj dhe më orientoi që unë të vijoja të shkruaja, të isha përballë vetes dhe të jepja më të mirën. Kështu botova librin tim të parë dhe të dytin. Gjithçka ka ardhur  natyrshëm, pa u sforcuar.

Libri i Bledar Koçit ( foto personale)

CMG: A ka qenë e thjeshtë për ju, apo keni pasur momente të vështira në këtë rrugëtim?

Bledar Koçi: Poezia është një shqetësim i brendshëm i poetit dhe nuk vjen në një moment kur ti e do, vjen në momente të caktuara. Në momentin që ky shqetësim apo kjo brengë e poetit e reflektuar gjithë kohës vjen, atëherë poezia del nga shpirti dhe vjen tek lexuesi.  Edhe unë kam pasur momente të vështira në sensin e bllokimit të shkrimtari,t por përpiqem të akumuloj dhe më pas i hedh ato në letër. Poeti nëpërmjet poezisë e percepton botën ndryshe.

CMG: Si ndiheni kur rilexoni veten?

Bledar Koçi: Është bukur  kur mbaron një poezi deri në pikën e fundit dhe më pas ndjen një gëzim brenda vetes. Në momentin që e risheh dhe e rilexon aty merr nje gëzim shumë të madh.

CMG: Kush i ka lexuar poezitë tuaja në fillim të karrierës?

Libri i Bledar Koçit ( foto personale)

Bledar Koçi: Një ndër ta është poeti i madh Demir Gjergji, i cili nuk jeton më por më ka dhënë krahë fluturues për t’u futur në rrugën e poezisë. Më ka orientuar që të mos dal nga rruga e duhur.

CMG: Si e kujtoni poetin Demir Gjergji, çfarë këshilla ju jepte?

Bledar Koçi: Ne jemi njohur shumë rastësisht, por gjithmonë rastësitë janë të bukura. Poetët e vërtetë gjithmonë janë të thjeshtë dhe në fillim ne e tregonim këtë me njëri -tjetrin. Në një moment ai pranoi të më lexonte dhe filloi të më jepte komentet e duhura, Kur dikush të thotë një fjalë të mirë ti ke dëshire të vazhdosh të shkruash. Ai ishte motivi im i parë.

CMG: Ju keni bërë edhe tekste këngësh?

Bledar Koçi: Po kam bërë tekste këngësh sepse kengët  i  mbeten historisë gjithmonë. Personat që e duan më shumë këngën janë njerëzit dhe unë prodhoj vetëm për ta. Publiku im i dashur që i ndjen poezitë e mia për mua është këshilluesi më i mirë .

Bledar Koci ( foto personale)

CMG: Cilët janë elementët frymëzues për ju në jetë?

Bledar Koçi: Unë arrij të gjej elementë tek natyra. tek jeta. tek gjithçka që më ngacmon në jetën e përditshme. Vetë jeta është frymëzim, mbresat e së përditshmes të japin motiv për të shkruar. Njerëzit, nëna babi motra por edhe shoqëria për mua janë motiv.

CMG: Ju jeni duke shkruar librin e tretë?

Bledar Koçi: Po jam duke shkruar librin tim të tretë dhe mezi pres ta nxjerr ndaj ju ftoj që të jeni edhe ju lexuesit e parë.

Intervistoi Megi Latifi

Poezi nga Bledar Koçi ( foto personale)

https://albanian.cri.cn/2023/09/22/ARTICmpNhWrLRd3fcmJaIWyN230922.shtml

Please follow and like us: