Albspirit

Media/News/Publishing

Feti Zeneli: DITËLINDJE

(66)

Zogjtë u zgjuan në korijen e Marsit

Dhe zunë të mbjellin sythe cicërimash.

Sqepave të mprehtë si maja e lapsit

Gëlonin kudo gjuhë vetëtimash.

 

Mengjesi thërriste freski në lugina,

Me vesë mimozash e lante vështrimin.

Në rrokje drite ditët ndante stina

Të mësonin pastaj përmendësh blerimin.

 

Orë ëndërrimesh me zëra kristali

Merrnin në prehër dëshira lehone,

Zemra lumturohej, rritje si mali,

E shkuara zhdukej si drita në hone…

 

Ndërsa ditë mbushej me pelena-ylberë

Dhe Kroi i Gjonit i jepte gji jetës

Çeli dhe zëri im tok me të tjerë.

Ishte 2 mars i pesëdhjetë e tetës…

Please follow and like us: