Albspirit

Media/News/Publishing

Paralele shqiptaro-sovjetike/Astrit Lulushi: Sa kushton?

Joseph Stalin vizitoi një fabrikë ku punëtorët i dhurojnë një automobil sovjetik të sapo prodhuar.
Stalini i pyeti punëtorët:
“Shokë, urime për punën e mirë, cili është emri që i keni vënë këtij automobili”?
Një punëtor u përgjigj me krenari: “I kemi vënë emrin Mëmëdheu (Rodina), shoku Stalin”.
Në fytyrën e Stalinit u shfaq një hije e zymtë, mori llullën për të pirë duhan dhe ia nguli sytë punëtorit për disa sekonda. Punëtori filloi të mos ndihej rehat dhe befas Stalini e pyeti:
“Dhe për sa je i gatshëm ta shesësh mëmëdheun, shoku punëtor”?
Të nesërmen lindi një makinë e re me një emër tjetër, të quajtur Fitore (Pobeda).
Se si të kujton kjo satelitët Albania 1 dhe 2 në hapësirë.

Please follow and like us: