Martin Cukalla: Shqipëria ime!
Me Ty
jam turpëruar shpesh
por kurrë s’të kam mohuar;
tani nuk turperohem më
Shqipëria ime!
Nuk e kam dashur
ferrin që ke krijuar herë herë
as baltën ku ke zhgrryer virtytet e hareshme të kohrave
por kurrë s’të kam përbuzur
Shqipëria ime!
Më së paku herë herë
më ke vjedhur dritën e ditës
herë herë më ke ngrirë buzëqeshjen në buzë
por kurrë s’të kam braktisur
Shqipëria ime!
Nuk kam qenë një rrebel
As vare, as qysqi nuk mora kurrë në dorë
Të shëmb të djeshmet a ëndrrat e mëgjezeve të tua
tullë mbi tullë kam vënë
e fjalë mbi fjalë
në poemat e mija për brengat e tua
Shqipëria ime!
Në të gjitha qelizat e mija
kanë bubrruar dashuritë që më ke dhuruar
dhe jeta më ka ecur si një dallgë deti
në krahët e tu
baticë e zbaticë
Shqipëria ime!
Vështroj ditët që po rrjedhin:
Asnjë buzëqeshje të rrejshme, asnjë tallje
pëllëmba e pagabuar e kohës
është në supin tend, mirëdashëse tani më
dhe unë nuk trishtohem më se po më ikin vitet
Shqipëria ime!
Madhështia e përtërirë
thesaret e tua
mrekullitë që krren prej granitit të pa thërrmuar të maleve
po më përmbytin qënien
Shqipëria ime!