Zana Tako: Kohë e mjergullt…
Por e shihja pamjen tënde
Edhe nën tallazin e detit
Edhe nën uturimën e erës
Baticë, zbaticë, det i trazuar
Si mendimet
Që herë shfaqen e herë fshihen.
Ndjenja bëhet fjalë
E fjala i këndon ndjenjës
“Duhemi shumë”, nuk është veç fjalë
Se kalohen batica e zbatica
Por deti nuk matet dot me dashurinë
As e fundos, e as nuk e fsheh dot.
Bregu është vendi ku pushohet në paqe
E vështrimi nuk e than dot detin
As hapësira, nuk e përpin dot vështrimin.
Dashuria lind filizin e saj
E ai rritet e lulëzon zemrash
E zemra rreh nga forca e dashurisë
Që lufton dhe fiton mbi të gjitha stuhitë!
6 Mars 2024.
Please follow and like us: