Astrit Lulushi: ABC-ja e të folurit

Pauza – gjuha bëhet alfabet i shthurur – kur hiqet mes fjalëve dhe fjalive. Pauza është si distanca mes bimëvë të mbjella. Po të hiqet hapësira, çdo gjë i ngjan shkurres. Në kohë shpejtësie, në të folur, pauza hiqet për të dhënë sa më shumë në kohë sa më të shkurtër. Pauza është ajo që e bën dëgjimin dhe mëndjen të thithë. Në kronikat në radio vihet re mungesa e pauzës – pikës, presjes – që disa e quajnë “risi”. Nuk është.
Gazetarët vihen në garë se kush të lexojë më shpejt. Dixhitalizimi ka hyrë në metodat e regjistrimit, por njerëzit janë të kursyer me pauzën që duhet. E heqin. Ata heqin pauzën mes fjalëve dhe fjalive, deri në pikën sa që bëhen llomotitës. Si foshnjet. Lexojnë shpejt, por jo rrjedhshëm. Mjeti, për ta, justifikon qëllimin.