Bledar Koçi: NJË GRUAJE…

Brazdave të dhimbjes
Pērzishēm
Ti mbjell trëndafila,
Lufton pareshtur
Vringëllimash
Buçimave të shpirtit.
Liqejve, syve të tu,
Mbytet dhe pikëllim i fundit
E ngjall një shpresë
Oaz shkretëtirash…
Oh, ç’forcë!
Kjo zemër gruaje,
Me duar të hajthme
Përmes trëndafilash.