Albspirit

Media/News/Publishing

144 aktorë dhe artistë, peticion në mbrojtje të Elia Zaharias

Dhjetëra aktorë dhe regjisorë i kanë dalë në krah Elisa Zaharisë pas publikimit të videos së konfrontimit fizik që pati me bashkëshortin e saj në proces divorci, Princ Leka. Ata shprehen se Zaharisë po i bëhet një gjyq publik, ndërkohë që po përballet me një periudhë të vështirë familjare.

Reagimi i plotë:

“Ky 8 MARS do të ishte ironikisht “ideali” për të folur për të drejtat e grave. Kemi 48 orë që shohim sesi po i bëhet një gjyq publik një gruaje, një nëne, një artisteje, një aktoreje, që po përballet me një periudhë të vështirë familjare. Kush prej jush që po e lexon këtë shënim nuk ka provuar të shohë veten në një moment dobësie, konflikti, apo nuk ka thënë një fjalë më shumë, kush prej jush nuk është lënduar, zhgënjyer nga ai që ka dashur më shumë, le të hedhë gurin e parë! Video e bërë publike ku duket aktorja Elia Zaharia, që po ushqen me klikime portale e disa media, kërkon me urgjencë reagimin e AMA-s institucionit që ka përgjegjësi të plotë për fshirjen dhe bllokimin e saj.

Shoqëria e internetit është tashmë një shoqëri e kontaminuar dhe që askush nuk ka kontroll mbi të, por do t’ju luteshim si njerëz, secili individualisht ta fshijë një koment negativ, dhe kështu, pikë-pikë mund të jemi duke kontribuar për një shoqëri më të mirë. Nesër mund të jesh ti protagonisti i kësaj fushate të cenimit të privatësisë dhe imazhit!

Megjithë këtë baltë komentesh të hedhur mbi një grua, falenderojmë të gjithë ata që nuk janë bërë pjesë. Është e thjeshtë të jesh spektator duke parë dhimbjen dhe jetën e tjetrit, por le të bëhemi nga ky 8 MARS, aktorët e një ndryshimi për mirë”!

Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Roza Anagnosti, Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Rajmonda Bulku, Luli Bitri, Mevlan Shanaj, Natasha Lako, Vasian Lami, Marjeta Ljarja, Driada Dervishi, Rozi Kostani, Sokol Angjeli, Ema Andrea, Myzafer Ziflaj, Rudina Dembacaj, Alesia Xhemalaj, Gent Zenelaj, Rozana Radi, Helidon Fino, Merita Smaja, Adelina Muça, Anila Bisha, Suela Bako, Romir Zalla, Rita Gjeka, Andia Xhunga, Indrit Çobani, Armela Demaj, Milto Kutalli, Eni Jani, Genc Fuga, Sanie Hoti, Flaura Kureta, Gjergj Prevazi, Rovena Lule, Sara Smaja, Ervina Kotolloshi, Mimoza Marjanaku, Mehmet Xhelili, Ola Harizaj, Ervin Bejleri, Blerta Belliu, Niada Saliasi, Beslidhje Bytyçi, Genti Deçka, Ilirda Bejleri, Donald Shehu, Ardita Mullai, Griselda Rushanaj, Ilda Pepi, Erion Isai, Ajlin Petrela, Qëndrim Rijani, Kristian Koroveshi, Rafael Hoxhaj, Albana Perhati, Gazmend Paja, Griselda Prendaj, Arlinda Morina, Iris Canaj, Ina Morinaj, Erdit Asllanaj, Deivid Myslim, Armela Demaj, Sonila Kapidani, Anila Petrela, Edvin Mustafa, Viola Xhindi, Aliona Pogaj, Elona Hyseni, Klea Konomi, Klesta Shero, Amri Hasanlliu, Roerd Toçe, Arian Çuliqi, Ermela Ruri, Xhino Musollari, Ketjona Pecnikaj, Frenci Gjerasi, Ajlin Petrela, Mihal Kaçi, Sedmir Memia, Sara Koçi, Luisa Dinellari, Xhoni Spahi, Erdet Miraka, Stiv Osmanaj, Adela Gjyla, Megi Duka, Mario Bali, Silva Brahimataj, Besart Cani, Blerta Ponari, Greta Kumria, Xhoana Karaj, Manjolla Loja, Nevila Çaushi, Agnes Nokshiq, Urea Ahmeti, Sidorela Kocaj, Serxhjo Danga, Edison Kajdomqaj, Anxhelo Dauti, Romeo Bushati, Ergi Hasani, Aleksi Velo, Mariglen Domi, Astrit Loshi, Nurie Myftari, Dashamir Gega, Ilir Bega, Parashqevi Hallkaj, Rajmonda Hamzaj, Kastriot Ramollari, Hyre Gosturani, Nevila Shabani, Elona Çaushi, Seri Maloku, Migena Zaçe, Gerta Prifti, Selena Kurti, Ema Gurra, Elvina Gurra, Joana Omeraj, Daniela Dyrnjaja, Danja Ganxo, Juliano Zholi, Ester Koni, Katerina Konini, Kejsi Koxhaj, Donald Cani, Nilda Shahini, Endri Koçeku, Dashamir Uku, Sazan Duma, Mark Kakusi, Ada Zala, Vilson Alimadhi, Rubin Ceka, Delvis Myslymi, Ajkana Topalli, Sonila Qorraj, Esmeralda Gashi, Aleksio Alitaj.  Alvaro Cenko

Please follow and like us: