Astrit Lulushi: Varfëri
Vendi ishte “Fanar ndriçues” dje me politikën izolacioniste. Shipëria tërhiqte komunistët nga të gjitha vendet e “shtypura të botës” dhe i edukonte ata se si të luftonin kundër kapitalizmit në vendet e tyre.
Uzina e fabrika u ndërtuan, vetëm për t’iu mburrur botës se Shqipëria me PPSh-në ishte e mundur të zhvillohej edhe në izolim. Por kurrë nuk u kujtua për popullin që e mbante si në burg të sigurisë së lartë.
Kjo farsë mori fund me shembjen e komunizmit që ndërroi vetëm lëkurë dhe emër. Tani qeveria, ka filluar të japë njëjtin mesazh:
“Ta zhillojmë vendin për turistët e huaj”.
Zhillimi i Shqipërisë për mirëqënien e popullit nuk është plan i qeverisë, duke i detyruar njerëzit të braktisin vendi, pasi nuk kanë as ndihmë dhe as të ardhme. Turistët dhe valuta që sjellin janë përparësia e qeverisë.
Megjithatë u vu re një çudi: “Për nder të 8 Marsit u përurua burgu i ri i grave, në Pogradec”. Një ministër tha se PS-ja ia bën dhuratë grave të burgosura, fjalë që nuk mund të mos merren si sarkazëm e ironi, megjithëse u thane me seriozitet të plotë.
Gjatë pushteti 13 vjeçar – ndoshta më i gjati i mbajtur në Europë nga një parti – qeveria duhej të kishte krijuar kushte që krimet e grave, të shkaktuara nga skamja dhe shtypja, të mos kishin ndodhur kurrë.
Please follow and like us: