Ardian Haziri: Revolucion
Të shtypur, me liri të vrarë
Përsëri nën thundrën e përdhunës
Nga lukunitë, tërhequr zvarrë
Në qytet e vend të punës.
Kur dimri i gjatë po jepte shpirt
Syth i pranverës nis e lulëzon
Nëpër rrugë përplot studentë
Japin shpresë me revolucion.
Please follow and like us: