“Muzat e Alpeve” filluan në Suharekë me orën poetike “TEUTA për Rudolf Markun”
Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA”, e mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Suharekës, Komuna e Decanit dhe Bashkia Lushnjë, filloi aktivitetetet e edicionit të 11-të të Manifestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve” me orën poetike kushtuar krijimtarisë së Poetit Laureat Rudolf Marku.
Rudolf Marku padyshim është një kryepoet i letërsisë shqiptare, i cili me poezinë e tij noton edhe përtej dimensionit kombëtar. Gjuha e tij poetike, stili i rrallë i një semiologjie tepër të veçantë që e karakterizon vargun e tij të ngjeshur poetik mes metaforash dhe veçmas antitezave të brishta, e radhisin Rudolfin në plejadën e poetëve të mëdhenj. Kshtu filloi kritikën e tij artisti Xhevat Limani, shkrimtar, aktor dhe regjisor, sipas të cilit “mali dhe deti shtrihen në strukturimin poetik të Rudolf Markut mes dashurisë së Nënës e Atdheut, të cilat padyshim e veçojnë edhe disidencën e tij duke rrugëtuar e ëndërruar me Pegasin imagjinar mes jetës dhe vdekjes, mes dashurisë dhe urrejtjes, mes luftës dhe paqes, mes të bukurës dhe shëmtisë në universin poetik”.
Poeti Laureat Rudolf Marku me këtë rast tha se është një e papritur e bukur dhe një privilegj që në një ngjarje të tillë rajonale të flitet për krijimtarinë e tij. “Ndërsa, asnjë kritik letrar nga vendi e bota nuk kanë arritur të shkoqis kaq shkurt, bukur e qartë thelbin e krijimtarisë sime sa artisti me përmasa ndërkombtare Xhevat Limani, i cili është jo vetëm personikim i Skënderbeut të shpatës, por i Skënderbeut të shpirtit shqiptar”-shtoi poeti Rudolf Marku.
Në orën poetike “TEUTA për Rudolf Markun” u lexuan poezitë e tij të zgjedhura. Ndërsa, për kontibutin e përgjithshëm në fushën e letërsisë, Poetit Laureat Rudolf Markut iu nda mirënjohje.
Në kuadër të aktivititetit ku ishin të përfshirë edhe poetët e Suharekës, Ramadan Haxhijaj, nënkryetar i Shoqatës për Art dhe Kulturë ‘Elena Gjika’, përmendi rrugëtimin e vështirë të kësaj shoqate, e cila nuk ndaloi aktivitetin as në rrethana të jashtëzakonshme.
“Elena Gjika ka një histori të gjatë me krijues të shumtë dhe mund ta quaj një feniks, sepse është ringritur vashdimisht duke mos ndërprerë aktivitetin as pas sulmeve policore e në kohë lufte. Ndërsa, jemi tejet të lumtur që sot jemi pjesë e aktiviteteve të “Teutës” dhe uroj që të vazhdojmë me aktivitete të tjera në interes të kulturës dhe të kombit tonë”-tha Haxhijaj.
Kryetari i komunës së Suharekës Balil Muharremaj mirëpriti shkrimtarët në Qendrën Rinore të kësaj komune duke premtuar mbështetje të mëtutjeshme të aktiviteteve të “Teutës”. Ndërsa, shkrimtarja edhe gazetarja Ajetë Beqiraj, kryetare e shoqatës rajonale “Teuta”, falenderoi kryetarin Muharremaj për mbështetjen e menjëhërshme dhe të pa asnjë dilemë. “Sepse, vetëm falë njerëzve që duan artin dhe kulturën në krye të insitucioneve tona, ne ia kemi dalur të rrumbullakësojmë një dekadë aktivitete nëpër 23 qytete të Kosovës, Malit të Zi dhe Shqiperisë, të cilave sivjet po iu bashkangjiten edhe Suhereka dhe Lushnja”.
Aktivitetet e “TEUTËS” në Suharekë filluan me një minut heshtje kushtuar arkeologes dhe poetes së mirënjohur nga Kosova Edi Shukriu, e cila me poezinë e saj u përfshi në përmbedhljen me poezi të poeteve shqiptare dhe malazeze “Perla poetike/Poetski biseri”, botuar nga “TEUTA” me 2022. Në kuadër të programit u shfaq edhe video-rezyme “10 vjet TEUTA”, me sekuenca nga aktivitetet 10-të vjeçare të karvanit të shkrimtarëve “Muzat e Alpeve” në 23 qytete të Kosovës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë si dhe u ndanë mirënjohje për Komunën e Suharekës dhe për Shtëpinë e Fellbahut, Ndërsa programi u përmbyll me deklamim poezishë nga poetët pjesëmarrës, për të vazhduar të nesërmen në Lushnjë me promovimin e vëllimit të poetik “Në pragun e ëprjetësisë”, të poetit akademik Sreten Peroviq, shqipëruar dhe botuar nga “TEUTA”, të cilit do t’i ndahet edhe Çmimi për Vepër Jetësore “Teuta”, duke e radhitur si laureate të 11-të krahas: Jevrem Bërkoviqit, Dritëro Agollit, Ramiz Kelmendit, Mirash Martinoviqit, Moikom Zeqos, Nazmi Rrahmanit, Zuvdija Hoxhiq Berishës, Xhevahir Spahiut, Rexhep Qosjes dhe Zija Çelës.
Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve
“TEUTA”
“Muzat e Alpeve”, 9 mars 2024, Suharekë.
Please follow and like us: