Albspirit

Media/News/Publishing

Poezia e Violeta Pintea vjen në shqip nga Oana Glasu

 

 

Poezi nga autorja rumune Violeta Pintea

 

***

Të kërkoj këmishën  dhe pjesën tjetër të ditëve tuaja,

ndër të tjera fjalë këmisha

është thjesht një pretekst

që më arrin deri në gjunjë

kur zgjatem për të prerë

gjysma e limonit, gjysma tjetër

mbetet për të gjakosur i verdhë dhe kaustik

në barin e butë të njomur me nepërka.

një re vjollcë më rrëshqet nga duart,

një re plot me peshq që natën

bëjnë fëmijë ngjyre e preshtë, fëmijë të ushqyer

me yje të lëngshëm, yje që edhe ne ndonjëherë

i pimë të përziera me qumësht engjëjsh.

 

***

përpiqem të jetoj

po mundohem të vdes

cili është ndryshimi midis një tangoje

dhe një salle gjyqi?

cila është ngjashmëria ndërmjet

një salle gjyqi

dhe një tangoje?

shpirti im bën striptiz

në një gotë bosh.

***

bie nata

dhe nëse do të mbulohesh me muret

mund të jetë një natë e dhimbshme

e përsosur për të lënë tjetrin

që do të të kërkojë me frikën

se mund të të gjejë të thyer

ose të veshur në mënyrë të papërshtatshme për shëtitjen e mëngjesit

në levën e hollë të fajit

mes teje dhe atij.

diku në skajin tjetër të rrënojave

një dritare emergjente mbeti e paprekur

një dritare për një person dhe nga këtu

fillon magjia e vetmisë

dhe shërimi përfundimtar

i iluzionit që

yjet binjakë mund të shkëlqejnë

në të njëjtin qiell…

 

***

pothuajse nuk u prekëm.

rreth tavolinës

unaza uji

dhe në mes një gur.

as nëpër dritare

nuk shikojmë më mbrapa

ngadalë,

shuhemi

si dy burime

të mbuluara nga thatësia…

***

gënjemë.

gënjeshtrat e mira janë si diamantet

në kyçet e këmbëve të grave të çmuara.

jo, nuk e kam shpikur unë zjarrin.

unë thjesht e kuptoj zhdukjen e tij

dhe psherëtimën e hirit të nxehtë

të marrë nga era…

***

Trokita te portat e kuqe

dhe më thanë të hap një pus.

– si të gërmoj një pus me duart e mia të verbëra?

Dhe fjeta një natë nën yllin e tyre, me qentë e tyre

dhe pas meje lashë ujë

për qentë

jo për njerëzit.

atëherë e kuptova

se të gjithë ata që më kanë braktisur

kurrë nuk kanë gjuajtur

yje fluturues

dhe qesha

duke shoshitur rërën

nga një pëllëmbë në tjetrën.

Please follow and like us: