Albspirit

Media/News/Publishing

Irma Kurti & Petrika Agolli sjellin këngën “Streha” për emigrantët

 

 

 

Poetja dhe autorja e qindra teksteve të suksesshme të këngëve Irma Kurti sjell për publikun shqiptar këngën “Streha” në bashkëpunim me kompozitorinPetrika Agolli, me montazh të Studio Fokus Art/Arben Hyska, regjistruar në Studion Artisti, drejtuar nga Aleksandër Kolshi në Rovereto, të Italisë.

Kjo këngë me tekstin e shkruar nga Irma Kurti interpretohet duet nga vetë autorja shqiptaresi dhe kantautori i mirënjohur, autor i plot seneratave Petrika Agolli.

“Jam e gëzuar dhe njëkohësisht e emocionuar të sjell këtë këngë për dashamirësit e muzikës së lehtë edhe për faktin se këtë herëe interpretoj vetë këngën. “Streha”  u dedikohet të gjithë emigrantëve, kthimit të tyre në atdhe dhe pikërisht në atë shtëpi ku kanë lindur dhe janë rritur, në atëstrehë të mbushur me kujtimetë çmuara e të pavdekshmeqë na pret krahëhapur në çdo stinë. Kënga gjithashtu është një himn për prindërit e mi si dhe për të gjithë ata që nuk jetojnë më, por që janë përsëri pjesë e së përditshmes, e shpirtit tonë” – tregon Irma Kurti.

Kjo këngëmbledh së bashku krijues me gjeografi të ndryshme që jetojnë jashtë Atdheut, por që kontribuojnë çdo ditë me forcën e artit të tyre në vendet ku ata ndodhen: Kantautori Petrika Agolli jeton prej vitesh në USA, Irma Kurti dhe Aleksandër Kolshi në Itali dhe Arben Hyska në Francë.

 

 

 

 

 

STREHA

 

Muzika: Petrika Agolli

Teksti: Irma Kurti

Këndojnë: Irma Kurti & Petrika Agolli

Regjistruar në studion ARTISTI në Rovereto, Itali

Montazhi: Studio Fokus Art/Arben Hyska

 

https://www.youtube.com/watch?v=tYmEb7gFUno

Please follow and like us: