Astrit Lulushi: Pendë

Përdorimi i penës daton në shekullin e gjashtë të erës sonë, kur pendët e zogjve të mëdhenj – kryesisht patat, gjelat, mjellmat dhe madje edhe sorrat – zëvendësuan shkopat (kunja) me kallam që ishin përdorur më parë. Ndonëse sot është një vegël shkrimi e vjetëruar, penda mbetet një simbol i edukimit, letërsisë dhe shprehjes artistike. Shumë dokumente të rëndësishme historike u shkruan duke përdorur penda me bojë, nga Magna Carta te Deklarata e Pavarësisë, dhe ato shtrohen ende çdo ditë në seancën e Gjykatës së Lartë të SHBA. Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, mendohet se është nënshkruar me një pendë shqiponje.
Në kulturën pop, seria e Harry Potter ka ndihmuar në gjenerimin e interesit për instrumentin e shkrimit të modës së vjetër dhe Taylor Swift, duke vënë në dukje ndikimet e Charlotte Brontës dhe filmave të periudhës, i është referuar muzikës së saj si “Quill Pen Songs”:
“Nëse tekstet e mia tingëllojnë si një letër e shkruar, kjo jam unë që shkruaj në zhanrin e telave”, shpjegoi ajo në Nashville Songwriter Awards në 2022.
Pra, si mund të shkruash me penë (pendë) të dikurshme?
Merr një pendë që është shkurtuar rreth 9 inç e gjatë, boshti i saj është pastruar nga gjemba, membrana dhe dylli i pjesës së brendshme Tharja më pas bëhet në rërë, dhe maja formohet me një kanal të prerë për të mbajtur bojën. Bojërat më të hershme të lëngshme ishin bojërat e zeza me bazë karboni që besohet se e kishin origjinën në Kinë rreth vitit 2700 pes. Boja gallotanate e hekurit (iron gall) përfundimisht zëvendësoi karbonin dhe u bë boja kryesore e përdorur nga Mesjeta deri në fillim të shekullit të 20-të. Bojëja e hekurit është një bojë e përhershme, e thellë vjollcë-e zezë ose blu-e zezë që errësohet ndërsa oksidohet dhe është bërë nga kripërat e hekurit dhe acidet gallotanike nga burime organike (të tilla si pemët dhe perimet). Codex Sinaiticus, i shkruar në shekullin e katërt përmban dorëshkrimin më të hershëm të mbijetuar të Biblës së krishterë, është një nga tekstet më të vjetra të njohura të shkruara me bojë hekuri.