Albspirit

Media/News/Publishing

ANGELA KOSTA INTERVISTON REGJISORIN DHE AKTORIN E NJOHUR ITALIAN MINO SFERRA

 

Sot sjellim për lexuesit shqiptarë intervistën me regjisorin dhe aktorin e njohur italian: Mino Sferra, lindur në Teano (Caserta – Itali). Sferra u diplomua për letërsi në Universitetin “La Sapienza” në Romë, ku filloi aktivitetin artistik, duke u diplomuar në Aktrim dhe Regji në Akademinë e Artit Dramatik “Pietro Scharoff”. Mino Sferra menaxhon dhe jep mësim në Shkollën e Teatrit “Menandro” në të cilën diplomohen aktorët e ardhshëm të kinematografisë. Shkolla u themelua në vitin 1992 në Nettuno me idenë e aktorit dhe regjisorit Mino Sferra dhe Dr. Valter De Dominicis, dhe në vitin 1993  u zhvendos përfundimisht në Romë. Shkolla e Teatrit “Menandro” është nën patronazhin e Rajonit të Lacios. Kjo shkollë është gjithashtu edhe nën patronazhin e Shkolla AGIS. Shkolla ushtron metodën Stanislawsky, bazuar në natyralizmin psikologjik në të cilin aktori shpreh ndjenjat e tij me vërtetësi absolute: nëpërmjet zgjimit të subkoshiencës, ndjenjat tashmë të përjetuara rikthehen në skenë. Kjo është metoda bazë e “Actors Studio” në Nju Jork. Shkolla dëshiron të jetë një kombinim i aktrimit, këndimit dhe kërcimit, një ekselencë totale e aktorit që synon jo vetëm rritjen e metodës së aktrimit, por edhe zhvillimin e gjuhës së trupit dhe edukimit vokal. Shkolla e Teatrit “Menandro” ka një kohëzgjatje 3 – vjeçare, në fund të së cilës nxënësit marrin një diplomë të përshtatshmërisë për artet teatrore. Gjatë kësaj periudhe mësohen lëndët e mëposhtme: fjalori, ortofonia, edukimi vokal, psikoteknika, aktrimi, këndimi muzikor, kërcimi, poezia dramatike, historia e teatrit, skermëzimi skenik, aktrimi filmik. Le ta njohim më nga afër aktorin e mirënjohur italian duke përshkuar përgjigjet e pyetjeve:

Kur lindi pasioni juaj për t’u bërë aktor? Në cilën moshë ishit?

Aktrimi filloi të më pëlqente shumë që në moshë të vogël. Isha shumë i magjepsur nga kinemaja dhe televizioni. Në qytetin tim të lindjes në Teano ishte kinemaja Garibaldi, dhe të dielave në vend që të shkoja të luaja me shokët e mi, preferoja të shkoja në kinema; shikoja gjithçka: filmat perëndimorë, filmat historikë, filmat sentimentalë. Madje shpesh identifikohesha me protagonistët. Kur kthehesha në shtëpi, mbyllesha në dhomën time, shikohesha në pasqyrë dhe përpiqesha të imitoja personazhet që sapo kasha parë. Mamaja ime nuk donte që ne të mbylleshim në dhomën tonë, por unë i thoja se duhej të bëja filma dhe teksa më dëgjonte, ajo buzëqeshte dhe tundte kokën dhe më thoshte: “A capa toja nunn è bona – Koka jote nuk është i zoti” por gjithësesi më lejoi t'i përkushtohesha aktrimit. Që i vogël isha fëmijë i veçantë, preferoja tregimet e filmave nga ato vizatimorë. Teatrin e zbulova nëpërmjet televizionit. Aty transmetonin shpesh komeditë e Eduardo De Filippos, nga të cilat njërën e doja në veçanti: “Natale in casa Cupiello – Krishtlindje në shtëpinë Kupiello”. Më pëlqente shumë protagonisti Tommasino, i njohur si “Nennillo” i luajtur në atë kohë nga Luca De Filippo, djali i Eduardos. Ai ishte gjithmonë kundër rrymave dhe kishte një karakter harrakati, pak si unë kur isha fëmijë dhe kjo më zbaviste shumë.

Cilat janë rolet dhe filmat e tuaj?

Nga viti 1989 e deri më sot, kam luajtur në shumë filma në kinema dhe televizion: Octapodi 7, Berberi i Rios, Naja, Qarku i Policisë, Bukuroshja e Grave, Gjyqtari hetues, Buck në kufij të qiellit, Buck dhe byrzyluku magjik, Body Puzzle, Përrallë mizore, Vajza e Metrosë, Engjëlli i zi, Tristani dhe Isolda, Krimi kundër krimit, Një vend në diell, Bluzat e bardha, R.I.S. 5, I Viceré, Skuadra Anti-Mafia, Assolo, Nesër do ju tregoj, Toka e Zhuritur, E vërteta qëndron në Parajsë, Parajsa e Zonjave, Time Loop, etjer… Kam qenë gjithashtu bashkë-protagonist i filmit me metrazh të shkurtër i vlerësuar me shumë çmime: “Il Privilegio dell’ultima onda” me regji të S. Aufiero.

Rolet tuaja në teatër?

Në vitin 1982 u vlerësova nga “Harmony Club” në Romë për interpretimin e Hamletit të Shekspirit në Teatrin “Orione”. Një vit më pas u transferova në Nju Jork për të përmirësuar aftësitë e mia teknike, duke frenkuentuar “Actors Studio” dhe “Herbert Berghoff Studio”. Gjithmonë në Nju Jork formova kompaninë teatrale dygjuhëshe: “The Sferra Theater Company”, duke sjellë në majat e suksesit Off-Broadway, Nuk i dihet se si, Burri, Bisha dhe Virtyti i Pirandellos. Kam interpretuar, drejtuar dhe përshtatur pjesë të ndryshme Akte Unike të autorëve italianë për Radio RAI Corporation USA. Në Romë, drejtova “Patenta e Pirandellos” dhe “Pyetja e Martesës të Çehovit”.

Kam luajtur rolet:

– Gomez në muzikalin “Familja Addams” me regji të M. Cinque.

– Kreonin në “Antigonia e Sofokliut” i drejtuar nga mua personalisht.

– Elija në “Gjyqin e Jezusit” nga D. Fabbri me regji të T. Calenzo.

– Eugjenion tek “Të Dashurit” nga M. Fratti drejtuar nga unë.

– Tomi tek “Shekspiri në Morg”, e drejtuar nga P. Perelli.

– Psikiatrin tek “Fryma” me regji të L. Olivieri.

– Amintorin në komedinë “Kujdes atyre të dyjave”  me regji nga vetë mua.

– Tomin në muzikalin “Nëna ime”.

– Profesor Ilbertin në rolin “Si në një roman”.

– Kosimo në “Galera Blues” me regjinë time.

– Lejleku zbavitet  me regji të Gianfranco Maria Guerra.

Kam luajtur dhe drejtuar Henrin IV i Luigi Pirandellos.

Në vitin 2022 kam drejtuar dhe interpretuar në shumë qytete italiane spetaklin: “Nëse dëgjohesh zemra kuron gjithmonë” bazuar në librin e Michele Cioffit.

Cili është filmi më i vështirë që keni bërë në nivel emocional?

Me siguri filmi që ngjalli më shumë emocione tek unë ishte Terra Bruciata – Toka e Zhuritur me regji të Luca Gianfrancescos. Filmi tregon për ngjarjet historike të Luftës së Dytë Botërore në territoret e Lacios së Poshtme dhe Casertas së Sipërme, laborator italian i egërsisë naziste. Toka e Zhuritur është film dokumentar që tregon historinë e tokës sime, Kampanias në jug të Italisë. Xhirimi i skenave në vendin ku ndodhën masakrat ishte vërtet emocionues. Unë interpretova rolin e Xhakomo Gasparro, i vrarë për të vetmin krim ai i të qenurit italian, së bashku me qytetarë të tjerë në Conca della Campania (Caserta).

Roli më i vështirë për ju?

Roli më i vështirë që kam luajtur ishte Hunk në filmin “Buck në kufijtë e qiellit”, sepse nuk dëshirova kundërfigurë në film, ku kishte shumë skena të rrezikshme dhe të vështira si ai me kal në dëborë dhe akull. Personazhi ishte gjithashtu kompleks: luajta rolin tepër të karakterizuar të një njeriu negativ. Aktrova në gjuhën angleze me theks kanadez të viteve 1800. Për më tepër, para se të fillonin xhirimet, më duhej të bëja dy muaj stërvitje me qenin Buck, i cili ishte protagonisti i vërtetë i filmit dhe me të cilin luftova.

Kush është idhulli juaj (aktor italian ose i huaj)?

Për kinemanë, aktori im i preferuar është Marcello Mastroianni, një aktor të cilin e kam dashur gjithmonë për shpirtin italian të përfaqësuar në personazhet e tij. Ndërsa përsa i përket teatrit, idhulli im është Vittorio Gassman, një nga aktorët më të mëdhenj italianë të shekullit të XX-të, të cilin e konsideroj mësuesin, mjeshtrin tim nga i cili jam frymëzuar gjithmonë. Aktori i huaj që e dua veçanërisht është anglezi Laurence Olivier, i cili më ka magjepsur gjithmonë me aftësitë interpretuese dhe shkathtësinë e tij si në teatër në rolet shekspiriane po ashtu edhe në kinema.

Keni pasur studentë shqiptarë në shkollën tuaj?

Studentët e mi vijnë nga e gjithë Italia. Kam pasur studentë edhe nga disa vende evropiane, por asnjë nga Shqipëria. Me shumë kënaqësi, do të doja të kisha studentë shqiptarë, dhe do të dëshiroja t;u jepja mundësinë të studionin në Akademinë time, të krijoja kështu një urë lidhëse midis Italisë dhe Shqipërisë, ndoshta edhe duke u dhënë bursa studimi.

Çfarë mendoni për arbëreshët?

Mendoj se kultura dhe gjuha arbëreshe duhet mbrojtur dhe ruajtur sepse është e pasur me tradita, histori dhe folklor. Disa vite më parë në Kalabri pata rastin të takoj njerëz që i përkasin komunitetit shqiptar, pothuajse të gjithë shkrimtarë apo poetë: me pak fjalë, njerëz me kulturë të madhe me të cilët edhe sot kam marrëdhënie tepër të mira personale.

Do të dëshironit të shkonit në Shqipëri apo në Kosovë të bashkëpunonit në kinematografi?

Po, do të doja shumë të punoja në Shqipëri dhe Kosovë, të njihesha dhe të ballafaqohesha me aktorë, regjisorë dhe produksione të reja. Do të ishte një përvojë vërtet stimuluese dhe edukative në të njëjtën kohë. Në vitin 2019, gjatë “Ditëve të Kinemasë Shqiptare” pata rastin të njihem me disa vepra kinematografike, midis tyre edhe regjisorë me origjinë nga komuniteti arbëresh. Filmat e përzgjedhur u frymëzuan nga shprehjet më të fundit të kulturës shqiptare, që synonin rrëfimin e një vendi në tranzicion, bartës i aspiratave dhe problemeve të një shoqërie në kërkim të një identiteti të ri, më modern dhe të një pozicioni të barabartë në kontekstin evropian.

Projektet e ardhshme?

Tani për tani jam shumë i zënë duke dhënë mësim si në Akademinë e Teatrit, ashtu edhe në Universitetin LUMSA në Romë, ku drejtoj një laborator teatri. Jam shumë krenar që Shkolla e Teatrit Menandro do të

festojë 33 vite aktiviteti formues vitin e ardhshëm, një shkollë që e dua fort pas përvojës sime teknike amerikane. Pata rastin të merrem me shkollën e Nju Jorkut që përdor të njëjtën metodë aktrimi që ne përdorim, metodën Stanislawsky e cila bazohet në natyralizmin psikologjik në të cilin aktori shpreh ndjenjat e tij me vërtetësinë më absolute. Një metodë që amerikanët e përdorin më shumë në dramë sesa në komedi. Shkolla ime ka për qëllim formimin e aktorit në të gjitha aspektet e tij: nga aktrimi (kryesisht teatral, por edhe ai kinematografik), tek psikoteknika, fjalori, kërcimi, këndimi muzikor, interpretimi poetik, skermë skenike pa lënë pas dore historinë e teatrit. Shkolla e aktrimit është 3 – vjeçare me numër të kufizuar studentësh, maksimumi 12 studentë në vit. Pas kursit 3 – vjeçar, studentët diplomohen në Artin Dramatik dhe në artin skenik i njohur nga Rajoni i Lacios dhe Shkolla Agis. Vitin e ardhshëm kam në plan të sjell në skenë (në Premierën Kombëtare) “E Para Dashuri” nga shkrimtarja Angela Di Maso, duke recituar si aktori kryesor e gjithashtu si regjisor.

Ju falenderoj për intervistën dhe ju uroj suksese në karrjerën tuaj duke shpresuar edhe në një bashkëpunim me regjisorë dhe aktor shqiptarë e kosovarë, si urë lidhjeje kjo, midis dy brigjeve.

 

ANGELA KOSTA INTERVISTA IL NOTO REGISTA E ATTORE MINO SFERRA

 

Oggi portiamo ai lettori l’intervista del famoso attore italiano Mino Sferra nato a Teano (Caserta) Sferra si laurea in lettere presso l’Università “La Sapienza” di Roma, dove inizia la sua attività artistica, diplomandosi in Recitazione e Regia presso l’Accademia d’Arte Drammatica “Pietro Scharoff.“ Da molti anni Sferra dirige la Scuola di Teatro “Menandro” presso la quale si diplomano futuri attori italiani. La Scuola è nata nel 1992 a Nettuno su un’idea dell’attore e regista  Mino Sferra e del Dott. Valter De Dominicis. Nel 1993 la Scuola è stata trasferita a Roma ove si pregia del Patrocinio della Regione Lazio, ed inoltre è patrocinata dall’AGIS Scuola. La Scuola si fonda sul metodo Stanislawsky, basato sul naturalismo psicologico in cui l’attore esprime i propri sentimenti con veridicità assoluta: attraverso il risveglio del subcosciente vengono riportati sulla scena sentimenti già vissuti. È il metodo basico dell’”Actors Studio” di New York. La Scuola vuole essere un connubio tra la recitazione, il canto e la danza, un eclettismo totale dell’attore che miri non soltanto alla crescita del metodo recitativo,  ma anche allo sviluppo del linguaggio corporeo e all’educazione vocale. La Scuola di Teatro “Menandro” ha una durata triennale, al termine del quale gli allievi  ricevono un Diploma di Idoneità alle Arti Teatrali. Nel corso del triennio vengono impartite le seguenti materie: dizione, ortofonia, educazione vocale, psicotecnica, recitazione, canto musical, danza, poesia drammatica, storia del teatro, scherma scenica, recitazione cinematografica. Per conoscere meglio il noto attore vi invitiamo a leggere l’intervista:

Quando e com’è nata la passione di diventare attore? A che età?

Ho iniziato ad amare la recitazione fin da piccolo, ero molto affascinato dal cinema e dalla televisione. Al mio paese natio (Teano) c’era il cinema Garibaldi, e la domenica invece di andare a giocare con i miei amici, preferivo andare al cinema, vedevo di tutto, western, film storici, sentimentali. Spesso mi identificavo con i protagonisti. Quando ritornavo a casa, mi chiudevo in camera, mi guardavo allo specchio e cercavo di imitare i personaggi che avevo appena visto. Mia mamma non voleva che ci chiudessimo in camera ma io le dicevo che dovevo fare il cinema e lei sorridendo e scuotendo la testa mi diceva: “a capa toja nunn’ è bona” e me lo lasciava fare.  Ero un bambino particolare, preferivo le storie dei film, ai cartoni animati. Avevo scoperto il teatro attraverso la televisione, spesso tramettevano le commedie di Eduardo De Filippo, ne amavo una in modo particolare: “Natale in casa Cupiello”; mi piaceva molto Tommasino, detto “Nennillo” interpretato allora da Luca De Filippo, figlio di Eduardo. Era sempre controcorrente, aveva un carattere pestifero, un po’ com’ero io da piccolo e questo mi divertiva molto.

Quali sono i suoi film?

Dal 1989 ad oggi, ho interpretato molti films per il cinema e la televisione: La Piovra 7, Il barbiere di Rio, Naja, Distretto di polizia, Il bello delle donne, Il Giudice Istruttore, Buck ai confini del cielo, Buck e il braccialetto magico, Body Puzzle, Favola crudele, La ragazza del Metrò, L’Angelo nero, Tristano e Isotta, Crimine contro crimine, Un posto al sole, Camici bianchi, R.I.S. 5, I Viceré, Squadra Antimafia, Assolo, Domani le racconto, Terra Bruciata, La verità sta in cielo, Il paradiso della signore, Time Loop. Sono stato co-protagonista del pluripremiato cortometraggio Il Privilegio dell’ultima onda con la regia di S. Aufiero.

Invece i suoi ruoli al Teatro?

Nel 1982 sono stato premiato dall’”Harmony Club” di Roma per l’interpretazione dell’Amleto di Shakespeare al Teatro Orione. Nel 1983 mi trasferisco a New York per perfezionarmi tecnicamente, frequentando l’”Actors Studio” e l’”Herbert Berghoff Studio”. Sempre a New York formo la “The  Sferra Theater Company”, compagnia teatrale bilingue, portando al successo Off-Broadway Non si sa come e L’uomo, la bestia e la virtù di Pirandello. Ho interpretato, diretto e adattato vari Atti Unici di autori italiani per la Radio RAI Corporation USA. A Roma, ho diretto La patente di Pirandello e La domanda di  matrimonio di Cechov.

– Sono stato Gomez nel musical La famiglia Addams diretta da M. Cinque.

– Creonte nell’Antigone di Sofocle diretta da M. Sferra.

Elia nel Processo a Gesù di D. Fabbri diretto da T. Calenzo.

– Eugene in Amanti di M. Fratti diretta  da M. Sferra.

– Tom in Shakespeare in obitorio diretto da P. Perelli.

– Lo psichiatra in Respiro diretto da L. Olivieri.

– Amintore nella commedia Attento a quelle due diretto da M. Sferra.

– Tom nel musical Mamma mia.

– Il professore Ilberti in Come in un Romanzo.

– Cosimo in Galera Blues diretta da M. Sferra.

– La cicogna si diverte con regia di Gianfranco Maria Guerra.

Ho interpretato e diretto Enrico IV di L. Pirandello.

Nel 2022 ho diretto e interpretato in molte città italiane lo spettacolo: Se ascoltato il cuore cura sempre tratto dal libro di Michele Cioffi.

Qual è stato il film più difficile realizzato a livello emotivo?

Sicuramente il film che mi ha destato più emozione è stato Terra Bruciata di Luca Gianfrancesco. Il film narra delle vicende storiche della Seconda guerra mondiale nei territori del basso Lazio e dell’alto casertano. Il laboratorio italiano della ferocia nazista. Un film documentario che racconta la mia terra, la Campania. Girare le scene nel posto in cui sono accaduti i massacri è stato veramente emozionante. Io interpreto Giacomo di Gasparro, trucidato per la sola colpa di essere italiano, insieme ad altri cittadini di Conca della Campania (Caserta).

Il ruolo più difficile?

Il ruolo più difficile che ho interpretato è stato Hunk nel film Buck ai confini del cielo, perché nel film non ho voluto la controfigura e c’erano molte scene a cavallo piuttosto pericolose e difficili sulla neve e sul ghiaccio. Anche il personaggio era piuttosto complesso: interpretavo il ruolo del cattivo molto caratterizzato. Ho recitato in lingua inglese con accento canadese del 1800. Inoltre, prima di iniziare le riprese, ho dovuto fare due mesi di addestramento con il cane Buck, che era il vero protagonista del film e con il quale lottavo.

Qual è il suo idolo (attore italiano oppure estero)?

Per il cinema il mio attore preferito è stato Marcello Mastroianni, un attore che ho sempre amato per l’italianità rappresentata nei suoi personaggi. Per il teatro il mio idolo è stato Vittorio Gassman, uno dei più grandi attori italiani del ‘900, che considero il mio maestro e al quale mi sono sempre ispirato. L’attore straniero che amo in modo particolare è l’inglese Laurence Olivier, un attore che mi ha sempre affascinato per le sue capacità interpretative e la sua poliedricità sia in teatro nei ruoli shakespeariani, sia nel cinema.

Ha avuto nella sua scuola studenti albanesi?

I miei studenti provengono da tutta Italia; ho anche avuto studenti di diversi paesi europei, ma nessuno proveniente dall’Albania. Mi piacerebbe avere studenti albanesi, vorrei dare loro la possibilità di studiare nella mia Accademia e creare un ponte tra l’Italia e l’Albania, magari assegnando loro anche delle borse di studio.

Cosa pensa degli arbëresh?

Penso che la cultura e la lingua arbëresh vada tutelata e preservata perché è ricca di tradizioni, di storia e di folklore. Qualche anno fa in Calabria ho avuto modo di conoscere persone appartenenti alla comunità albanese, quasi tutti scrittori o poeti: insomma persone di grande cultura con i quali ancora oggi ho rapport interpersonali.

Le piacerebbe andare in Albania, collaborare con loro in cinematografia?

Sì, mi piacerebbe molto lavorare in Albania, conoscere e confrontarmi con nuovi attori, registi e produzioni. Sarebbe un’esperienza davvero stimolante e formativa allo stesso tempo. Durante le “Giornate del cinema albanese” del 2019, ho avuto modo di conoscere alcune opera cinematografiche, anche di registe originarie della comunità arbëreshe: i film selezionati erano ispirati alle più recenti espressioni della cultura albanese, finalizzata a raccontare un Paese in fase di transizione, portatore di aspirazioni e problemi propri di una società alla ricerca di una nuova più moderna identità e di una collocazione paritaria nel contesto europeo.

I progetti futuri?

Per ora sono molto occupato con l’insegnamento sia in Accademia teatrale, che all’Università LUMSA di Roma, dove dirigo un laboratorio teatrale. Sono molto orgoglioso che la Scuola di Teatro Menandro il prossimo anno compia 33 anni di attività formativa, una scuola che ho voluto fermamente dopo la mia esperienza tecnica americana. Ho avuto modo di confrontarmi con la scuola newyorchese che utilizza lo stesso metodo di recitazione che usiamo noi, il metodo Stanislawskij che si basa sul naturalismo psicologico in cui l’attore esprime i propri sentimenti con la veridicità più assoluta. Un metodo che gli americani usano più nel dramma che nella commedia. La mia scuola è tesa a formare l’attore in tutte le sue sfaccettature: dalla recitazione (principalmente teatrale, ma anche cinematografica), alla psicotecnica, alla dizione, alla danza, al canto musical, all’interpretazione poetica, alla scherma scenica senza tralasciare la storia del teatro. La scuola di recitazione è triennale ed è a numero chiuso, massimo 12 allievi l’anno. Gli student dopo il triennio conseguono un Diploma di Arte Drammatica e Arte Scenica riconosciuto dalla Regione Lazio e dall’Agis Scuola. Il prossimo anno ho in progetto di portare sul palcoscenico (in prima nazionale) Primo amore della scrittrice emergente Angela Di Maso, recitando come attore protagonista e firmando anche la regia. La ringrazio per l’intervista augurandole successo nella sua carriera, sperando inoltre in una collaborazione con registi e attori albanesi e kosovari come un ponte tra le due coste.

 

 

Please follow and like us: