Ismet Hajrullahu: Trashëgimia kulturore dhe ministri i Kulturës
Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, ka deklaruar se “Beteja jonë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore nuk do të ndalet”…
Fjalë boshe…!
Çeku, le ta mbrojë nga shkatërrimi, vjedhja dhe tjetërsimi i plotë, që po i bëhet nga kompania e Serbisë, Kalasë së Artanës…
Po ashtu le ta rrëzojë objektin e kundërligjshëm që është ngritur në lokalitetin arkeologjik 5000 vjeçar në Budrigë të Parteshit e shumë e shumë të tjera…
Vetëm atëherë mund të bëhet i besueshëm…
Heshtja e mosveprimi e bën atë bashkëpuntor i atij grupi që ka favorizuar vandalët e shkatërrimit të trashëgimisë sonë kulturore!
Një komb pa trashëgimi kulturore, nuk ka mundur, e as që mund të jetoj gjatë…!
Çekut në fakt nuk i bëhet vonë për trashëgimin kulturore, ai ka agjenda shumë më të “rëndësishme” se sa mbrojtja e trashëgimisë kultuturore, arkitekturore e arkeologjike!