Iljaz Spahiu: Është shumë e rëndësishme njohja dhe rrëfimi i historisë së Kinës së sotme
Sinologu i mirënjohur shqiptar z.Iljaz Spahiu ka mbajtur lidhje të ngushta me Kinën për plot 50 vjet. Gjatë këtyre dekadave, ai ka qenë dëshmitar i zhvillimit, reformës dhe hapjes së Kinës. Z.Spahiu është përkthyes i një sërë veprash nga kinezishtja në gjuhën shqip si “Bretkosa”, “Klani i Sorgumit të Kuq”, “Historia e Kinës”, “Rruga Kineze e Reformave dhe Zhvillimit Ekonomik” etj., të cilat kanë marrë vlerësim të lartë në Shqipëri. Në vitin 2017, ai fitoi Çmimin për Kontributin e Posaçëm në Botimet e Letërisisë Kineze.
Në 1974, si një “lajmëtar i miqësisë”, z.Spahiu udhëtoi drejt Kinës për të studiuar gjuhën kineze. “Kur arrita për herë të parë në Pekin, isha shumë i ri. Përshtypja e parë që më dha Pekini ishte madhësia! Kinezët u treguan shumë miqësorë, u ndieva si në shtëpi. Pedagogët nuk kujdeseshin vetëm për anën akademike, por edhe për mbarëvajtjen në jetën tonë të përditshme. Çuditërisht, në atë kohë qarkullonin shumë këngë dhe filma shqiptarë,” kujton me emocion Spahiu.
Gjatë asaj periudhe, niveli i gjuhës kineze të z. Spahiu u përmirësua shumë.Pas vetëm gjysmë viti, ai arriti të komunikojë pa problem me miqtë kinezë. Nga viti 1975 deri në 1978, z.Spahiu shkoi në Fakultetin e Gjuhës Kineze të Universitetit të Pekinit për të vazhduar studimet.
Në vitin 1980,ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi të interesohet e ndjekë zhvillimet në Kinë përmes kanaleve të ndryshme.
“Kur u riktheva në Kinë në vitet ’90, Pekini kishte ndryshuar rrënjësisht dhe Kina kishte tjetër pamje. Kishte ndryshuar jo vetëm pamja e vendit, por edhe mënyra e jetesës së popullit kinez, përfshi veshjet, mënyra e të folurit, e të menduarit e deri tek ushqimet. Gjërat vazhdojnë të ndryshojnë. Në ditët e sotme kudo të sheh syri restorante në çdo cep, kanë ndodhur vërtet transformime të paimagjinueshme,” tha z.Spahiu.
Identiteti i tij ka ndryshuar, nga një student dikur në një përkthyes të njohur, por marrëdhënia e tij me Kinën nuk u ndërpre. Përvoja e pasur e ka ndihmuar atë të njohë dhe dëshmojë zhvillimin e Kinës nga shumë këndvështrime, e ndërsa flet për ndryshimet që kanë sjellë reformat dhe hapja, ai duket sikur tregon për gjërat e shtrenjta të shtëpisë, që i njeh mirë dhe në thellësi, dhe herë pas here përmend koncepte si”Ëndërra Kineze” “Një brez, një rrugë” dhe “Komuniteti i fateve të përbashkëta të njerëzimit”.
“Veprat e shkrimtarit kinez Mo Yan ngjallën interesin tim për letërsinë kineze. Në vitin 2013, kur mora një ftesë nga shtëpia botuese për të përkthyer veprën e Mo Yan-it ” Bretkosa”, në fillim hezitova pasi kisha merak se nuk do mund të përcillja tek lexuesi stilin dhe bukurinë veprës origjinale. Por pasi lexova “Bretkosën”, u emocionova dhe u mbusha plot besim. Historia e “Bretkosës” ka ngjashmëri me konktekstin historik të Shqipërisë, dhe në mes rrjeshtave gjen shpirtin dhe temperamentin e Kinës, një histori që të mban pezull e të lë pa frymë.
Sinolog Spahiu e përfundoi përkthimin e kryeveprës botërore “Bretkosa” në vetëm 6 muaj. Deri atëherë, të gjitha veprat e letërsisë bashkëkohore kineze ishin përkthyer në gjuhën shqipe përmes gjuhëve të tjera. “Bretkosa” është vepra e parë bashkëkohore kineze e përkthyer drejtpërdrejt në shqip nga gjuha kineze. Pasi botimit në gjuhën shqipe, ai pati jehonë të gjerë në median dhe shtypin shqiptar dhe u mirëprit shumë mirë nga lexuesi vendas, duke u bërë një nga librat më të shitur në vend.
“Veprat e Mo Yan-it dallohen për përshkrime të fuqishme, gjë që nuk është e lehtë që të shprehen në gjuhën shqipe. Përkthimi i veprave letrare nuk është si ai veprave ekonomike dhe politike, nuk është përkthim i thjeshtë, kërkon që ti afrohesh sa më shumë mentalitetit të kinezve, të përcjellësh tek lexuesi sa më shumë informacion mbi jetën sociale e kulturore të Kinës, duke respektuar veprën e shkrimatrit dhe duke ruajtur kuptimin origjinal të saj.
Pas veprës “Bretkosa” z.Spahiu përktheu romanin tjetër të Mo Yan-it “Klani i Sorgumit të Kuq” të bazuar në filozofinë e përkthimit të përsosmërisë. Kjo vepër gjithashtu u prit shumë mirë lart nga lexuesi shqiptar.
Kur u takua për herë të parë me nobelistin kinez Mo Yan, z.Spahiu ishte i mbushur plot emocione.
“Mo shprehu admirimin dhe mirënjohjen e tij për përkthimin tim dhe më inkurajoi të sjell më shumë letërsi dhe kulturë kineze për lexuesit shqiptarë.”
Përkthimi i suksesshëm i veprave të Mo Yan-it rriti më tej vetbesimin e sinologut shqiptar, i cili më pas përktheu gjithashtu me sukses edhe librat “Konceptet Bazë të Mendimit dhe Kulturës Kineze”, “Historia e Kinës”, “Rruga Kineze e Reformave dhe Zhvillimit Ekonomik” etj.
“Përkthimi duhet të përfshijë të gjitha fushat e shoqërisë kineze, pasi është shumë e rëndësishme njohja dhe rrëfimi i historisë së Kinës së sotme. Shqipëria ka ende shumë nevojë për botime që flasin për Kinën, rrugën e saj të zhvillimit, Kulturën kineze, etj. Kina e sotme duhet të marrë më shumë vëmendje,” shton sinologu.
Në vitin 2016, z. Spahiu ndihmoi Ambasadën e Kinës në Shqipëri për të përkthyer albumin “Një brez, një rrugë”, duke bërë të mundur që Shqipëria të ketë për herë të parë një botim mbi këtë nismë. Në vitin 2017, ai u nderua Çmimin për Kontributin e Posaçëm në Botimet e Letërisisë Kineze.
“Ky çmim është nderimi më i madh gjatë gjithë jetës time. E konsideroj çmimin e kontributit të posaçëm për botimet kineze si një inkurajim dhe një përgjegjësi.Do të vazhdoj të përdor të gjitha avantazhet e mundësitë e mia për të nxitur shkëmbimet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në fushat si kulturë, studimeve akademike, mediat, shtypin, botimeve etj. Në këtë mënyrë do të rritet mirëkuptimi i ndërsjellë dhe ndjenjat miqësore midis popujve, do të promovohet e gjallërohet miqësia tradicionale midis Shqipërisë dhe Kinës në epokën e re”.
Për të zhvilluar traditat miqësore midis Shqipërisë dhe Kinës dhe për të promovuar marrëdhëniet midis dy vendeve nëpërmjet shkëmbimeve kulturore në vitin 2015, z.Spahiu dhe miqtë e tij themeluan së bashku Shoqatën Kulturore Alb-China. Pas themelimit, Shoqata u angazhua në përkthimin e librave kinezë, përhapjen e kulturës kineze dhe promovimin e shkëmbimeve të të rinjve, duke u bërë një bazë e rëndësishme për përgatitjen e trajnimin e sinologëve të rinj shqiptarë.
Z. Spahiu gjithashtu është ftuar herë pas here në Institutin Konfuci në Shqipëri për të treguar historinë e kineze. Ai gjithashtu ka përfaqësuar këtë Institut në disa simpozime mbi studimet në fushën e sinologjisë dhe mësimdhënie së gjuhës kineze që janë zhvilluar në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Ai shpreson që farën e miqësisë midis Kinës e Shqipërisë ta përhapë në zemrat e më shumë të rinjve. Aktualisht vihet re një rritje e interesit të të rinjve, sidomos për gjuhën kineze.
Duke përmendur vizitat në Kinë, Z. Spahiu shprehet pa drojë se janë aq shumë sa nuk i numëron dot. Edhe tani ai e viziton Kinën dy-tre herë në vit dhe çdo herë përjeton ndryshime të mëdha që kanë ndodur atje. Në ndikimin e tij, një dashamirëse e madhe e kulturës kineze është edhe bashkëshortja Burbuqe Spahiu, e cila madje ka shkruar librin “Jeta përtej qiellit tim blu: (midis Tiranës dhe Pekinit). Çifti Spahiu vijon të rrëfejë pa u lodhur e me përkushtim pjesëza nga historia kineze, e cila në një farë mënyrë është edhe një pjesë e historisë së jetës së tyre. (Çang Çuo)