Shpërthejnë sërish ‘gjuhëtarët pellazgologë’ me… Deltën e Nilit

Vazhdojnë të shfaqen në ekranet televizive shembuj të “etimiologëve” që shpjegojnë fjalë dhe vende me shqipen e vjetër sipas tyre.
Rasti më i fundit ka qenë në një emision mëngjesi. Teksa përpiqet të shpjegojë origjinën e fjalës Delta, në rastin e deltës lumore të Nilit, “gjuhëtari” i ftuar thotë se ajo vjen “nga shqipja foshnjore”.
Shpjegimi është aq komik, sa as prezantuesit nuk munden të mbajnë të qeshurën.
Një peticion i firmosur pak kohë më pare nga një numër i madh akademikësh kërkon nga institucionet e shtetit të marrin masa urgjente për të ndaluar përhapjen e sharlatanizmit nga mediat televizive.
Please follow and like us: