Dea Toçi: Poezi
Unë jam poetja jote
e ti,
imja poezi,
ngjizur rrahjeve të zemrës,
thurur tej çdo mendimi.
Na mban bashkë ky varg
qofshim larg sa bota,
ne na lidh strofa,
çdo strofë është e jotja,
shemb çdo mur që ngrihet
vetëm me pak rimë,
unë poetja jote
e ti,
imi frymëzim.
Please follow and like us: