Pano Taçi: SYTË VEÇ NUK GRISEN
Pano Taçi, foto Qerim Vrioni.
E grisa letrën e fundit,
Nuk pres më asnjë letër,
malli humbi, çdo tingull,
shpëtova nga brenga e vjetër.
Nuk pres më asnjë letër,
malli humbi, çdo tingull,
shpëtova nga brenga e vjetër.
Çdo gërmë një lot e shkroi,
siç shkroi fjalën “të dua”
dhe unë dhe ajo shpëtoi,
çdo gjë u shua… u shua.
Por loti dhe sytë mbi ball,
s’ u grisën, më mbetën të gjallë!
Spaç 1967.
Please follow and like us: