Albspirit

Media/News/Publishing

EKSPERTË TË POLITIKAVE TË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT NGA SHBA VIZITOJNË KOLEGJIN AAB

Në vazhdën e bashkëpunimit mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe National Democratic Institute në Prishtinë, është mbajtur një takim mes studentëve dhe ekspertëve të politikave të teknologjisë informative nga SHBA.

Qëllimi i këtij takimi ishte identifikimi i mundësive të bashkëpunimit në fushën e digjitalizimit në Kosovë. Andaj ky takim do të shërbej si hap fillestar për zhvillimin e takimeve tjera me ekspertë, përfaqësues të institucioneve dhe kompanive të ndryshme në Kosovë.

Studentët u shprehën entuziastë lidhur me format potenciale të bashkëpunimit dhe kontributit në këtë proces.

Përveç studentëve në takim mori pjesë edhe profesori i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Shkëlqim Miftari si dhe ekspertët Maurice Saznyoga dhe Caitlyn Ramsey.

Ekspertë të politikave të teknologjisë së informacionit nga SHBA vizitojnë Kolegjin AAB për t’u takuar me studentët

Please follow and like us: