Albspirit

Media/News/Publishing

Luan Zhegu: U prehsh në paqe Mjeshtër i Fjalës!

Rrugëtimi im artistik mes shumë bashkëpunëtorëve të shquar, identifikohet me tekstet e këngëve, që ka shkruar poeti i mirënjohur Jorgo Papingji. Këngë që kam kënduar e këngë që kam kompozuar mbajnë autorësinë e penës së artë të Jorgos. Bashkëpunimi jonë ka sjellë hite muzikore që kanë bërë historinë e muzikës shqiptare. Ky bashkëudhëtim muzikor është i veçantë, sepse ka nisur që në vitet 80-të e vazhdon sot e kësaj dite. Unë kam kënduar këngë hite që janë kompozuar nga kompozitorë të mirënjohur shqiptarë të cilat kanë pasur tekstet e Jorgo Papingjit, gjithashtu kam kompozuar këngë, të cilat janë kthyer në hite me tekste të Jorgo Papingjit.

Unë frymëzohem nga tekstet për të kompozuar një melodi dhe bulëzat nga bocetet me gërmat e arta të Jorgos, kanë sjellë tek unë shpeshherë çelsin për të krijuar melodi të cilat janë sintetizuar shumë bukur, në një këngë e cila ka bërë histori.

Ndër bashkëpunimet e suksesshme mund të përmend:

“Bashkë me fëmijët” me tekst të Jorgo Papingjit, muzika nga Aleksandër Lalo, kënduar nga Luan Zhegu,

“Kur jemi bashkë të dy”, me tekst të Jorgo Papingjit, muzika nga Aleksandër Lalo, kënduar nga Luan Zhegu,

“E doni dashurinë”, kënduar nga Luan Zhegu & Ledina Çelo në Fest 1995 me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë nga Osman Mula,

“Zemër Tirone”, me tekst të Jorgo Papingjit, muzika nga Luan Zhegu, kënduar nga Manjola Nallbani e shumë të tjera. Bashkëpunimi i fundit me këngën “Mos më gënje”, teksti i Jorgo Papingjit, muzika nga Luan Zhegu, kënduar nga Aurela Gaçe.

Në tekstet e Papingjit ka fjalë të thjeshta, kuptimplotë dhe që godasin në zemër.

Me këto tekste, janë rritur breza e breza të tërë shqiptarësh dhe shumë prej nesh, mbajmë mend çdo rresht, që ka shkruar pena e tij e artë.

U prehsh në paqe Mjeshtër i Fjalës!

https://gazetadielli.com/per-jorgo-papingjin/

 

Please follow and like us: