Albspirit

Media/News/Publishing

Qerim Vrioni: Jorgo Papingji—poeti i këngëve të bukura

 

Po të pres te vendi rreth orës 10, – më tha atë mëngjes janari JorgoPapingji (Vlorë, 1942) në telefon. Vendi ishte bari afër shtëpisë së tij, ku ai shkonte çdo ditë për kafe dhe për t’u takuar me shokë e miq, por njëkohësisht e kishte edhe si vend pune. Jorgoja kreu në vendlindje edhe pak vite shkollë, mandej u zhvendos me familje në Tiranë, ku mbaroi studimet e larta për mësues fizike, profesion që e ushtroi mbi njëzet vjet. Më pas ai drejtoi një Shtëpi Pioneri në Tiranë, me ç’rast atij iu desh të merrej edhe me muzikë. Bash te një nga dy komponentët e një kënge, tekstin, ai gjeti veten. Kështu, ai u kthye shpejt në një nga poetët e këngës me më shumë çmime në Festivalet e Këngës në RTSH -së.

Pronari i lokalit të zgjedhur, duke vërejtur se Jorgoja nuk e ndryshonte tryezën e kafes, si dhe duke shikuar numrin e madh të miqve të tij, vendosi një karton të vogël mbi të me mbishkrimin: “E rezervuar përJorgo Papingjin”. Ai karton i vogël, jo vetëm të zotit i ngjallte kënaqësi, pore dhe ne shokëve e miqve që pinim kafe aty.

Shpesh miqtë i sugjerojnë që t’i përmbledh tekstet e këngëve të tij, që sipas Jorgos, bëheshin rreth 3000, në një libër. Ai kundërshton: Librin do ta lexojnë vetëm njerëzit e shkolluar, ndërsa këngën e dëgjojnë të gjithë, pa dallim niveli arsimor dhe kjo më jep shumë kënaqësi.

Gjithsesi, edhe në shoqëri të miqve, nganjëherë ai ndërpriste gjerbjen e kafesë, nxirrte fleta të vogla nga xhepi dhes hkruante. Nuk përdorte bllok si të tjerë, huq poeti… Po çfarë shkruante? Një plotësim strofe që nuk e kënaqte, ose një titull të ri përsubjekt kënge. Edhe atë ditë sapo u ul, pa hequr pallton, natyrisht pa filluar kafen, nxorri nga xhepi letrën e nisi të shkruaj. Si duket diçka e kish ngacmuar rrugës për te bari. Kur e mbaroi nisi ta lexoj për vete.

Përfitova dhe, pasi kasha bërë gati aparatin i fola, e ndërsa ai më shikoi disi i habitur për ndërprerjen, shkrepa aparatin, ku futa edhe pakënaqësinë e tij të çastit.

Ishte viti 2017.

 

Please follow and like us: