Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: Sovranistët e leshit!

Shkurt 2023/Vuçiç dekoron Grenell me “Urdhrin e Flamurit Serb”

A i ka thënë kryeministrit të Shqipërisë ndonjë këshilltar jugosllav, nga ata që mban me tepricë rreth vetes, se Ricard Grenell, ortaku i Jared Kushnerit, që do marrin sëbashku nga kryeministri ishullin e Sazanit dhe do investojnë atje, (disa thonë paret e arabëve, disa thonë paret e Serbisë), paguhet nga Serbia 100 mijë dollarë në muaj, sipas analistit dhe historianit të njohur serb Dushan Janjic?

Nuk di nëse i kanë thënë kryeministrit të zënë gjithë ditën me podcaste, me facebook dhe me rrjete sociale, se presidenti i Serbisë Vucic e ka dekoruar Grenellin në 25 tetor 2023 me “Urdhërin e Flamurit Serb” të klasit të parë, për shërbime të posacme ndaj Serbisë.

A i kanë thënë kryeministrit të Shqipërisë këshilltarët e tij ligjore se Kushtetuta e detyron atë që të marrë lejen e parlamentit para se të shprehe gatishmërinë publike për t’i dorëzuar sovranitetin dhe kontrollin e një ishulli të tërë shqiptar dy biznesmenëve të huaj me lidhje okulte në Serbi, pavarësisht se cfarë pasaporte mbajnë?

Po sovranistët e leshit të opozitës, që ngritën stuhi artificiale protestash në gotë për një kamp të përkohshëm refugjatësh afrikane në Shëngjin, si nuk u ngritën dhe nuk iu drejtuan Gjykatës Kushtetutese për shkeljen e sovranitetit nga kryeministri për gatishmërinë e shprehur publike për dorëzimin e ishullit te Sazanit, ishullit më të madh strategjik të Shqipërisë?

Apo mikut të tyre dhe të Serbisë janë gati t’i falin gjysmën e Shqipërisë vetëm t’u heqë ndonjë njollë të paheqeshme mëkatesh korrupsioni në qeverisje?

Te udhëheqësit apatridë të qeverise dhe të opozitës shqiptare sovraniteti dhe integriteti territorial i vendit nuk vlen një lek./gazeta dita

https://perqasje.com/2024/03/sovranistet-e-leshit-nga-shaban-murati/

Please follow and like us: