Shkurt 2023/Vuçiç dekoron Grenell me “Urdhrin e Flamurit Serb”
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka nënshkruar një dekret në bazë të të cilit, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, do të dekorojë ish-të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell.
Ai do ta dekorojë me “Urdhrin e Flamurit Serb”. Vuçiç tha se kishte marrë personalisht vendimin, pasi sipas tij, Grenell kishte qenë një nga të paktët me qasje të balancuar.
“Ai u përpoq të dëgjonte palën serbe dhe loboi që zëri i Serbisë të dëgjohej” – mësohet të ketë thënë Vuçiç, shkruan Novosti.
Grenell ishte angazhuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në kohën kur Albin Kurti ishte kryeministër me qeverinë e tij të parë.
Please follow and like us: