Albspirit

Media/News/Publishing

Behar Metohu: Dallgët e detit!

 

E ndërsa zhurmën e tyre ndjen,

misterin e ankthshëm shpirtin ta rrënqeth.

Ndal hapin dhe veshin e mpreh,

për enigmën që i madhi det fsheh!

 

Pse vallë ai lëviz kaq zhurmshëm?!

Pse oshëtimën e tij e përçon tej për tej?!

 

Det i madh, që kaq shumë të adhurojnë.

 

Ti, përçmues dhe mospërfillës në shekuj që kur u krijove:

 

Pse zhurmon dhe hesht?

Pse godet dhe ledhaton?

Pse urren dhe dashuron?

Pse ekziston me madhështinë krenare dhe zhurmën e paepur të dallgëve?!

Pse sytë njerëzore të shohin kurdoherë me admirim?

Vallë njerëzimi pa ty nuk mund të rroj?

Pse Odiseu brodhi me ty në brigjet e arta?!

Dhe Troja u dogj në sytë e tu, e ngrata?

Pse Kolombin e mbajte në shpinë?

Pse je kaq i mistershëm megjithë kaltërsinë?!

 

Ti vetëm më dërgon valët e tua,

dallgët e tua,

qenien tënde ,

oshëtimën tënde

që sjell nga larg me fërfëllimë

Zhurmën dhe aromën e vendit tim.

 

24 mars 2024.

Please follow and like us: