Zanë Mali: Kush e sjell dashurinë?

Krahët e diellit
përthyer hijes së maleve
rrëmbehen nga shiu.
Nën qiellin e murrmë
valëvisin flamuj pa stema.
Kujtesës së natës vrapon Pegasi.
Pa një besë Konstantini
mbeti Doruntina.
Kush e sjell dashurinë?

Krahët e diellit
përthyer hijes së maleve
rrëmbehen nga shiu.
Nën qiellin e murrmë
valëvisin flamuj pa stema.
Kujtesës së natës vrapon Pegasi.
Pa një besë Konstantini
mbeti Doruntina.
Kush e sjell dashurinë?