Fituesi i Çmimit të Bashkimit Evropian për Letërsinë 2023
Juria e Çmimit të Letërsisë të Bashkimit Evropian (EUPL) ka shpallur laureatët e edicionit të vitit 2023 të çmimit në Panairin e Librit në Leipzig.
Për edicionin e vitit 2023, autorë në konkurim nga 13 vende ishin nominuar nga vendi i tyre. Një juri ndërkombëtare e përbërë nga 7 personalitete letrare ka shpallur fituesin e Çmimit të Madh më 28 Prill, në Panairin e Librit në Leipzig.
Fituesi i vitit 2023
Martina Vidaić, nga Kroacia është fituese e edicionit 2023 të Çmimit të BE-së për Letërsinë. 5 autorët që kanë marrë një vlerësim janë
Maud Simonnot nga Franca
Ag Apolloni nga Kosova
Iida Rauma nga Finlanda
Tõnis Tootsen nga Estonia
Χάρη Ν. Σπανού (Hari N. Spanou) nga Qipro
“Librat janë shumë të dashur për zemrën time. Kjo është arsyeja pse këtë vit kam nisur Ditën e Autorëve Evropianë dhe sot është një tjetër mundësi e bukur për të festuar letërsinë evropiane. Urimet e mia të ngrohta shkojnë për fituesin e Çmimit të Bashkimit Evropian për Letërsinë në vitin 2023 dhe për pesë autorët që kanë marrë një vlerërsim! Vepra juaj është pasqyrë e talentit dhe krijimtarisë së skenës letrare evropiane. Mezi pres të zhytem në librat tuaj dhe shpresoj që shumë lexues të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë”.
– Mariya Gabriel, Komisionere Evropiane për Inovacionin, Kërkimin, Kulturën, Arsimin dhe Rininë.
Të nominuarit e vitit 2023
13 të nominuarit për çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsinë 2023 ishin
- Armenia: Lusine Kharatyan, (Një Çështje Siriane), Botues: Granish
- Kroacia: Martina Vidaić, (Bedbugs), Botues: Naklada Ljevak
- Qipro: (Hari N. Spanou), (Botimet Aegan)
- Çeki: Ondřej Štindl, (Sa shumë hi), Botues: Argo
- Estoni: Tõnis Tootsen, (Mendimet dhe kujtimet e një primati), Botues: Kaarnakivi Seltsi Kirjastus
- Finlandë: Iida Rauma, Hävitys (Destruction), Botues: Siltala Publishing
- Francë: Maud Simonnot, (Ora e zogjve), Botues: Editions de l’Observatoire
- Kosova: Ag Apolloni, Kësulakuqja, përrallë për të rritur, Botues: Bard Books
- Lihtenshtajni: Anna Ospelt, (Mbjellja e hershme), Botues: Limmat
- Luksemburg: Jeff Schinker, (Jeta ime në tenda), Botues: Hydre Éditions
- Mali i Zi: Ilija Đurović, Sampas, Botues: Treći Trg
- Poloni: Sabina Jakubowska, (The Midwives), Botues: Grupa Wydawnicza Relacja
- Suedi: Marit Kapla, (Dashuri në suedisht), Botues: Teg Publishing
Të gjithë autorët e nominuar do të promovohen vazhdimisht në nivel evropian. Kjo do t’i ndihmojë ata të arrijnë një audiencë më të gjerë dhe më ndërkombëtare, si dhe të lidhen me lexuesit përtej kufijve të tyre kombëtarë dhe gjuhësorë.
Përzgjedhja e vitit 2023 shfaq një larmi të madhe gjuhësh, histori të vendeve dhe zëra. Është një ilustrim i përsosur i asaj që BE-ja dhe Evropa krijuese përfaqësojnë: hapjen dhe mbështetjen ndaj diversitetit kulturor dhe gjuhësor brenda dhe jashtë BE-së.
Rreth çmimit
Çmimi i Bashkimit Evropian për Letërsinë (EUPL) njeh shkrimtarët e rinj të letërsisë nga Bashkimi Evropian dhe më gjerë që nga krijimi i tij në 2009. Çmimi feston talentet e reja të shquara letrare nga të 41 vendet që marrin pjesë në programin Evropa Krijuese.
Duke vënë në pah krijimtarinë dhe pasurinë e madhe dhe të larmishme të letërsisë bashkëkohore evropiane në fushën e letërsisë artistike, EUPL synon të promovojë qarkullimin e letërsisë brenda Evropës dhe të inkurajojë një interes më të madh për veprat letrare jokombëtare.
EUPL organizohet nga një Konsorcium shoqatash që përbëhet nga Federata e Botuesve Evropianë (FEP) dhe Federata Evropiane dhe Ndërkombëtare e Librashitësve (EIBF), me mbështetjen e Komisionit Evropian.