Mehmet Prishtina: Kosova Lindore është tokë shqiptare!
Kosova Lindore përben çështjen me të rëndësishme dhe me ndikim historik në aspektin kombëtar. Mund të thuhet se aty mbështetet edhe fati i kombit në përpjekjen e tij për liri, barazi e bashkim kombëtar.
Politika serbe për serbizimin e tokave shqiptare duhet kundërshtuar ashpër nga Tirana dhe Prishtina zyrtare, kjo çështje duhet ndërkombëtarizuar dhe të rritet trysnia e botes demokratike mbi politiken shoviniste serbe ndaj tokave dhe popullsisë shqiptare në Luginën e Preshevës. Shqiptarët, me shumë se kurrë, tash duhet të bashkohen, pavarësisht se cilës pjesë i takojnë për të mbrojtur tokën e vet, atë pjesë të popullit që gjendet nën thundrën e pushtimit te egër të Beogradit.
Nuk mjafton vetëm thirrja për qetësi, apo të ruajtës së situatës paqësore, duke u mbështetur në mos kryerjen e asnjë aktiviteti, që kinse tërheqë dhunën raciste serbomadhe. Ajo dhunë fashiste tash në Kosovën Lindore dhe mbi shqiptarët është prezentë dhe po behet serbizimi i tokave shqiptare.
Këtu duhet përmendur Medvegjen dhe Bujanovcin, vende këto te kërcënuara me serbizim. Sidomos Medvegja e cila çdo dite e me tepër, si pasoje e politikave serbe po de-shqiptarizohet.
Atje edhe emrat, mbiemrat, adresat e pasurinë po ua heqin nga regjistrimet zyrtare. Medvegja, fatkeqësisht veç është serbizuar.
Tirana dhe Prishtina kërkohet të ndërmarrin hapa konkret në raport me Serbinë, UE e SHBA-në. Këto vende duhet të qartësohen se dhuna atje është e patolerueshme dhe se përgjigjja do të jetë mbarë kombëtare.
Nuk duhet lejuar këtë shkombëtarizim te vendit tone duke i hequr shqiptaret nga vendet e veta.
Planet serbe mbi tokat shqiptare nuk duhet të lejohen qe të marrin jete, politikat e qeverive në Tiranë dhe Prishtinë duhet unifikuar në mbrojtjen e tokave dhe popullsisë shqiptare në Kosovën Lindore, qofte edhe përmes ndikimit tek faktori ndërkombëtar që të rris trysninë mbi plantët shoviniste serbe.
Kosova dhe Shqipëria ka përgjegjësi historike ndaj populli shqiptar. Ata duhet te dalin me kërkesa konkrete, të protestojnë pranë qeverive dhe të kërkojnë ndaljen e menjëhershme të dhunës në Kosovën Lindore, sikundër edhe shkombëtarizuese, me qellim te serbizimit te kësaj ane shqiptare.
Dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit, duhet të kushtëzohet nga Prishtina zyrtare me respektimin e të drejtave të popullsisë shqiptare në Kosovën Lindore, minimalisht të kërkohet reciprocitet i të drejtave me komunitetin serb në Kosovë. Sot më shumë se kurrë duhet të jemi të bashkuar në mbrojtjen e tokave dhe popullsisë Shqiptare në Kosovën Lindore, kjo përgjegjësi bie, fillimisht, mbi pushtetet në Prishtinë dhe Tiranë por duke mos kursyer përgjegjësinë ndaj historianeve, familjeve atdhetare, shoqatave të ndryshme të shoqërisë civile, personelit akademik e deri tek studentët, që të arrihet qëllimi mbarëkombëtar.