Osmani: Kjo është një ditë historike për Kosovën
Prishtinë, 27 mars 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur kënaqësinë që Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës e miratoi raportin që e rekomandon pranimin e Kosovës në këtë organizatë anëtare me të drejta të plota.
“Kjo është një ditë historike për ne – një konfirmim i progresit tonë si shtet dhe i përkushtimit tonë ndaj vlerave evropiane”, ka shkruar Osmani në Twitter.
“Ky hap pozitiv tregon se Kosova është gati dhe e aftë për të marrë pjesë në mënyrë të plotë në familjen e Këshillit të Evropës, duke ndarë detyrimet dhe përfitimet që vijnë me anëtarësimin”, ka shtuar ajo
Presidentja ka theksuar se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë me partnerët dhe aleatët e Kosovës për të siguruar qasje në instrumentet e Këshillit të Evropës për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të kenë akses të drejtë në instrumentet e KiE përmes anëtarësimit të plotë të Kosovës,” ka shtuar ajo.
Komisioni për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi të mërkurën raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakojanis, që Kosova të pranohet në këtë organizatë.
Raporti i zonjës Bakojanis, i cili u miratua me 31 vota ‘për’, 4r vota ‘kundër’ dhe 1 abstenim, do të hidhet në votim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, më 18 prill.