Elta Milori: Mbi theshethemet në botën njerëzore
Lexova kohët e fundit një studim që kishte si objekt parësor analizën e thashethemit dhe sipas tij çdo person bën thashetheme mesatarisht 52 minuta në ditë.
Shumë pyetjeve si:
Sa fuqi ka thashethemi në perceptimin e informacionit pozitiv dhe negativ?
Ku ndahet thashethemi me bazë vërtetësie nga ai i pavërtetuar dhe përçimi i tij i pamenduar çfarë efektesh ka?
Ku dallon një qytetar perëndimor nga një lindor, përsa i përket perceptimit të thashethemit?
Shumë nga këto pyetje e kanë një përgjigje, por unë do t’i jepja një përgiigje që mendoj se duhet të jetë postulat!
Gjjthë bota njerëzore është e ndërtuar mbi marrëdhëniet midis njerëzve, të cilat sigurisht kanë komunikimin, informacionin, sjelljen, por të githa këto elemente, duhet të përçojnë pozitivitet, vërtetësi dhe jo thashetheme të pavërteta, të përpunuara nga mendje diabolike, që nuk prodhojnë veçse toksicitet, dëshpërim e deri fatkeqësi të formave të ndryshme.
Psikologët dhe sociologët duhet të merren seriozisht me këtë dukuri dhe duhet të përgatiten për cdo pacient që janë viktima dhe pasoja të thathethemeve.
Ashtu si studjohen efektet e bullizimit, shpifjes duhet të studiohet seriozisht dhe thashethemet.