Albspirit

Media/News/Publishing

Viron Kona: Mirëpritja e atdheut

Atdheu të mirëpret:

si vatra, zjarrin,

si sofra, të uriturin,

si burimi, udhëtarin.

 

Si lumi, përrenjtë,

si lulja, bletën,

si moli, anijen,

si bima, vesën.

 

Si toka, bujkun,

si pema, frutin,

si beteja, trimin,

si kuvendi të urtin.

 

Si pylli, zogjtë

si qielli, yjtë,

si shkolla, fëmijët,

si nëna, bijtë…

Please follow and like us: