Alfons Zeneli: NJË NATË MIDIS
Asgjë.
Dhe qielli ka brenga retë.
Bile dhe unë kam.
Brenda natës tënde,
brenda times
strehohet pagjumësia
si një lypës
nën urën e qytetit të lumtur.
Asgjë nuk po them.
Largësia
lëpin plagët e saj të verdha.
Njëmijë e një net pluskojnë
si lotus,
pikojnë si lot
dhe faqeve çelin
lulet vrastare të mallit.
Lulet e çuditshme.
Kur të vish
çfarë do vizatosh mbi lëkurë e bardhë të pritjes?
Mos ma thuaj.
Është natë e ngulur
thellë këngës që nuk këndohet.
Dhe sërish Asgjë.
Asgjë nuk është e kotë.
Ma hidh natën tënde supeve.
Këtu bën shumë ftohtë.
Please follow and like us: