Albspirit

Media/News/Publishing

Ilmi Kasemi: Autoqefali Fan Nol!

 

Një miku im “autoqefal” në Amerikë, më futi në punë për të krijuar këtë statuetë të vogël, pa libra e pa sen’e nëpër duar, madje dhe pa duar, por vetëm me portretin realist, veladonin realist dhe kryqin realist.

Noli është personazhi më vullnet mirë për dituri dhe është gjithashtu njeriu që i lëvroi të gjitha fushat e mendjes dhe krijimtarisë nga politika dhe feja e deri tek letërsia dhe përkthimi e për pasoj është mendimtari modern, i cili jetoi në të njëjtën epokë me At Gj.Fishtën.

Kam lexuar veç “Lahutës” edhe publicistikë nga Fishta, gjithashtu edhe nga Noli dhe nuk kam hasur në asnjë rresht të kenë pasur kontradikta, ndoshta për arsyen kuptimplotë sepse e kanë njohur mirë njëri-tjetrin si uraganë të iluminizmit kombëtar, që duheshin në dy anë të betejës frontale kulturore.

Ishte Noli që shkroi më shumë se 100 vite më parë librin” Historia e Skënderbeut” dhe unë që bëja  Skënderbenë pikërisht në të njëjtën kohë thuajse pas një shekulli.

Por meqë jamë në epokën e korigjimeve pikërisht në këtë fund marsi, në studio mu desh të merresha paralelisht me dy Titanë.

Pesë vitet e para të jetës sime ishin edhe pesë vitet e fundit të eruditit Nol, pasi ai ndërroi jetë në 1965.

Edhe kur shkova në shkollë, Nolin e dija të lashtë dhe kur e shihja nëpër stenda më dukej si ata të Marathonës.

Skulptura është në allçi në lartësinë 38 cm dhe do Perëndia që ta pëlqejnë djemtë në Amerikë e që unë të mos kem frikë dhe ta bëj 380 cm.

Sa bukur do ishte  ta vendosim në Kishën e tij në Mineola, pranë shtëpisë ku bujta 15 ditë, për herë të parë New York.

Tironë, 29. 3. 2024.

Please follow and like us: