Albspirit

Media/News/Publishing

Octopus: Përpjekjet ushtarake serbe për destabilizmin e Kosovës

 

 

Vëzhgohen aktivitete të rrezikshme nga Serbia për sulm “hibrid” potencial ndaj Kosovës: Veprimet e koordinuara vendore dhe ndërkombëtare janë me urgjencë

 

Instituti Octopus është i angazhuar në mënyrë aktive në monitorimin e situatës në zhvillim në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht dinamikën në Serbi në kontekstin e pranimit të Kosovës në Këshillin e Europës. Me afrimin e këtij momenti të rëndësishëm diplomatik, analiza jonë tregon se Serbia është duke intensifikuar përpjekjet e saj për të penguar hyrjen e Kosovës në Këshillin e Europës.

Nga aspekti politik Serbia është angazhuar që ta ndalojë avancimin e Kosovës në Këshillin e Europës duke bindur edhe vende të NATO-së që të votojnë kundër Kosovës. Serbia ka arritur që ta shtyjë Malin e Zi, një vend që e njeh Republikën e Kosovës dhe është anëtar i NATO-së që të votojë kundër Kosovës në Këshillin e Evropës. Serbia duke dashur të kërcënojë vendet perëndimore, deklaroi se ata mund të tërhiqen nga ky institucion nëse Kosova bëhet vend anëtar.

Me këtë veprim Serbia nuk po i përmbahet marrëveshjeve të arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me mbështetjen e Bashkimit Europian. Sipas këtyre marrëveshjeve, Kosova dhe Serbia nuk duhet që ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugën e tyre të avancimit në institucionet ndërkombëtare. Këto shkelje të marrëveshjeve nga Serbia bien ndesh edhe me konventat dhe zakonet ndërkombëtare.

Reagimi i Serbisë ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës duket të jetë i shumëanshëm, duke arritur përtej protestave diplomatike konvencionale dhe në fushën e veprimeve të fshehta që mund të kenë implikime të thella për stabilitetin rajonal. Analiza jonë tregon se Serbia, e përballur me realitetin e afërt të humbjes së një beteje të rëndësishme diplomatike, mund të jetë duke u drejtuar ndaj masave që janë sa jokonvencionale aq edhe alarmante.

Informacionet e fundit sugjerojnë vendosjen e njësive të armatosura nga shërbimet e inteligjencës serbe nën maskën e përpjekjeve dhe operacioneve kundër terrorizmit. Kjo lëvizje, e cila gjoja synon të frenojë kërcënimin e terrorizmit radikal islamik, ngre pyetje serioze në lidhje me qëllimet reale. Koha dhe natyra e këtyre dislokimeve lë të kuptohet për një agjendë me qëllim malinj: fabrikimin e mundshëm të incidenteve terroriste që mund t’i atribuohen në mënyrë të rreme ekstremistëve islamikë.

Kjo taktikë, edhe pse brutale dhe tronditëse, nuk është pa precedent. Komuniteti global është ende i shqetësuar nga pasojat e sulmeve shkatërruese në Moskë, që i atribuohen ISIS-it, të cilat morën mbi 140 jetë. Duke përdorur këtë skenar, mundësia që Serbia mund të orkestrojë sulme të ngjashme brenda kufijve të saj apo edhe në Kosovë, për ta portretizuar veten si viktimë e terrorizmit, nuk mund të hidhet poshtë. Veprime të tilla do të shërbenin për objektiva të shumëfishta për Serbinë: përfitimin e simpatisë ndërkombëtare, komplikimin e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe forcimin e qëndrimit të saj kundër pavarësisë së Kosovës.

Kjo strategji rrezikon të ndezë tensionet në një rajon që ende po shërohet nga plagët e konflikteve të kaluara. Fabrikimi i kërcënimeve terroriste, veçanërisht kur i atribuohet ekstremizmit islamik, mund të nxisë ndarjet dhe të pengojë procesin e brishtë të pajtimit midis komuniteteve të ndryshme në Ballkan.

Instituti Octopus i kërkon komunitetit ndërkombëtar që t’i qaset kësaj situate me një sy kritik dhe të marrë parasysh kontekstin e veprimeve të Serbisë. Është thelbësore të bëhet dallimi midis shqetësimeve legjitime të sigurisë dhe taktikave manipuluese që synojnë të shfrytëzojnë spektrin e terrorizmit për përfitime politike. Meqë Kosova ndodhet në pragun e një kapitulli të ri në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, integriteti i procesit duhet të mbrohet nga çdo formë e luftës hibride që synon ta minojë atë.

Në këtë kontekst, Instituti Octopus rekomandon qe strukturat ndërkombëtare dhe vendore të sigurisë të rrisin vigjilencën dhe kapacitet e sigurisë sidomos në vendet e banuara me shumicë serbe në Kosovë, dhe me popullsi etnikisht të përzier, në të cilat ekziston rreziku i instrumentalizimit nga Serbia për motive destruktive të minimit të paqes ne Ballkanin Perëndimor.

Instituti Octopus duke ndjekur përgatitjet e Serbisë për të shfrytëzuar momentume të caktuara për sulm ndaj Kosovës, kërkon vëmendjen e plotë nga institucionet ndërkombëtare dhe vendore, në veçanti nga BE-ja, NATO dhe vendet e QUINT-it, që të mos neglizhojnë angazhimin e tyre ushtarak, vëzhgues, politik dhe diplomatik në parandalimin e qëllimeve të Serbisë kundër Kosovës dhe rajonit.

Tolerimi dhe mosreagimi ndaj shkeljeve të sigurisë dhe kërcënimeve të Serbisë është nxitje për këtë të fundit që të shkelë vijat kufitare me Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit në forma hibride, terroriste, paraushtarake apo konvencionale, duke akomoduar edhe interesin e Rusisë për krijimin e vatrave të reja të luftës në botë.

Një reagim i koordinuar vendor dhe ndërkombëtar do t’i kontribuonte jo vetëm paqes dhe sigurisë në Kosovë, por edhe në rajon dhe më gjerë.

Instituti Octopus është duke mbajtur nën vëzhgim situatën në vazhdimësi dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë analiza të bazuara nga të dhënat konkrete nga terreni.

 

————————–

Dangerous activities are observed from Serbia for a potential “hybrid” attack

on Kosovo: coordinated local and international actions are urgent

 

The Octopus Institute is actively engaged in monitoring the evolving situation in the Western

Balkans, especially the dynamics in Serbia in the context of Kosovo’s admission to the Council of Europe. With the approach of this significant diplomatic moment, our analysis indicates that Serbia is intensifying its efforts to obstruct Kosovo’s entry into the Council of Europe.

From a political perspective, Serbia is committed to stopping Kosovo’s advancement to the Council of Europe by also convincing NATO countries to vote against Kosovo. Serbia has managed to push Montenegro, a country that recognizes the Republic of Kosovo and is a member of NATO, to vote against Kosovo in the Council of Europe.

By wanting to threaten Western countries, Serbia declared that they might withdraw from this institution if Kosovo becomes a member state. With this action, Serbia is not adhering to the agreements reached between Kosovo and Serbia with the support of the European Union.

According to these agreements, Kosovo and Serbia should not obstruct each other in their path of advancement in international institutions. These violations of the agreements by Serbia also are in conflict with international conventions and customs.

Serbia’s reaction to Kosovo’s membership in the Council of Europe appears to be multifaceted, extending beyond conventional diplomatic protests to the realm of covert actions that could have profound implications for regional stability. Our analysis suggests that Serbia, faced with the imminent reality of losing a significant diplomatic battle, may be turning to measures that are as unconventional as they are alarming.

Recent information suggests the deployment of armed units by Serbian intelligence services under the guise of counter-terrorism efforts and operations. This move, ostensibly aimed at curbing the threat of radical Islamic terrorism, raises serious questions about the real intentions. The timing and nature of these deployments suggest a malign agenda: the possible fabrication of terrorist incidents that could falsely be attributed to Islamic extremists.

This tactic, though brutal and shocking, is not without precedent. The global community is still concerned by the aftermath of devastating attacks in Moscow, attributed to ISIS, which claimed over 140 lives. Using this scenario, the possibility that Serbia might orchestrate similar attacks within its borders, or even in Kosovo, to portray itself as a victim of terrorism, cannot be dismissed.

Such actions would serve multiple objectives for Serbia: gaining international sympathy, complicating Kosovo’s bid for membership in the Council of Europe, and strengthening its stance against Kosovo’s independence.

This strategy risks igniting tensions in a region still healing from the wounds of past conflicts. Fabricating terrorist threats, especially when attributed to Islamic extremism, could fuel divisions and hinder the fragile process of reconciliation among different communities in the Balkans. The Octopus Institute urges the international community to approach this situation with a critical eye and to consider the context of Serbia’s actions. It is essential to distinguish between legitimate security concerns and manipulative tactics aimed at exploiting the spectrum of terrorism for political gains. As Kosovo stands on the threshold of a new chapter in its international relations, the integrity of the process must be protected against any form of hybrid warfare intended to undermine it.

In this context, the Octopus Institute recommends that international and local security structures increase vigilance and security capacities, especially in areas populated predominantly by Serbs in Kosovo, and in ethnically mixed populations where there is a risk of being instrumentalized by Serbia for destructive motives to undermine peace in the Western Balkans.

Following Serbia’s preparations to exploit certain moments to attack Kosovo, the Institute calls for full attention from international and local institutions, in particular from the EU, NATO, and the QUINT countries, to not neglect their military, observer, political, and diplomatic engagement in preventing Serbia’s objectives against Kosovo and the region.

Tolerating and not reacting to Serbia’s security breaches and threats encourages it to cross boundaries with Kosovo and other regional countries in hybrid, terrorist, paramilitary, or conventional forms, accommodating also Russia’s interest in creating new war hotspots worldwide.

A coordinated local and international response would contribute not only to peace and security in Kosovo but also to the region and beyond.

The Octopus Institute continues to monitor the situation closely and will keep providing analysis based on concrete data from the terrain.

Please follow and like us: