Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: ABC-ja

 

Një herë e një kohë, njeriut “i erdhi goja”; filloi të fliste – për të shkruar nuk dinte ose e kishtë të ndaluar. Shkrimi ishte profesion i zgjedhur; shumë pak njerëz nga paria e mësonin, për të shkruar bëmat Zotit ose tê mbretit.
Shkrimet ishin kryesish kode ose akronime, të pakuptueshme për kohën tonë. Kur një shkrim i lashtë deshifrohet, ngjarja zë vend në analet shkencore.
Pastaj dolën murgjit, të cilët mbylleshin në manastire dhe shkruanin akte ose kopjonin tabletat prej dheu të shkruara nga njerëzit e parë. Kështu feja mori përparësi. Në shekullin XV,  Guttenbergu shpiku shtyshkronjën e parë dhe fjala e Zotit fluturoi. Për disa vende, Bibla është referencë gjuhën e tyre. Të gjithë u zgjuan dhe u hapën shkolla.
Disa popuj vazhduan traditën e vjetër, duke e folur gjuhën e tyre; shkrimin e konsideronin sakrilegj. Kjo traditë qëndroi deri vonë mes shqiptarëve, të cilën ishin mësuar ta përcillnin gjuhën gojarisht.
Në shekullin XIX dolën rilindasit (të edukuar në shkolla ne Europë).
Ata ishin mismëtarët e të shkruarit dhe përhapjes së kulturës; zgjodhën shkronjat latine ose ABC-në, larg nga ato të pushtuesit ose fqinjëve, për të shkruar gjuhën shqipe.
Please follow and like us: