Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Fillim pa fund

Koha ka një fillim, por jo fund, thotë shkenca. 10 miliardë vjet përpara se të ndodhte Shpërthimi i Madh nuk kishte kohë.
“Koha filloi me Big Bang’”, është një pozicion mjaft i kuptueshëm dhe i sigurt, por është disi mashtrues.
Big Bang është procesi i zgjerimit të universit, i cili duket se ka filluar me shërthimin e një pike, 13.8 miliardë vjet më parë, dhe ende po ndodh. Jemi ende në këtë proces zgjerimi.
Teoria Big Bang është një hipotezë shkencore që përshkruan këtë proces zgjerimi. Teoritë shkencore janë hipoteza të cilat zhvilluan një nivel të madh meritash duke grumbulluar një pjesë të madhe të provave dhe vërtetimeve empirike. Kjo vlen edhe për Teorinë Big Bang. Ne kemi një grup të madh provash empirike për zgjerimin.
Megjithatë, ekzistojnë dy gjëra që zakonisht besohet se mbulohen nga Teoria Big Bang, por nuk mund të vërtetohen:
1-Singulariteti (koha = zero);
2-Mosekzistenca e një kohe para singularitetit.
Modeli matematik i përdorur për të përshkruar procesin e zgjerimit të universit në fakt tregon një singularitet në kohën = 0 dhe është i papërcaktuar për kohën < 0. Kjo mund të interpretohet si mosekzistencë e kohës përpara singularitetit, por gjithashtu mund të interpretohet si një kohë e parëndësishme për zhvillimin e universit tonë.
Fakti është se ne nuk mund të vlerësojmë aktualisht asnjë informacion empirik që vërteton idenë e singularitetit fizik në kohën = 0 ose natyrën (ose mosekzistencën) e kohës në kohën < 0. Çdo thënie rreth këtyre kushteve është, të paktën aktualisht, e falsifikueshme, pra joshkencore. Kështu, pretendime të tilla nuk mund të jenë pjesë e ndonjë teorie shkencore, duke përfshirë Teorinë e Big Bang-ut.
Përfundimi është se, me gjithë atë që dimë, nuk jemi të justifikuar të themi se nuk ka pasur kohë përpara singularitetit. Mund të themi në rastin më të mirë se, sipas modelit, asnjë kohë para singularitetit nuk ka një lidhje me universin tonë, që mund të nënkuptojë “pa kohë” ose “një kohë pa lidhje me dinamikën e universit tonë”.
Kjo do të thotë se edhe nëse do të kishte ngjarje përpara Big Bengut, nuk mund t’i përdorësh ato për të përcaktuar se çfarë do të ndodhte më pas, sepse parashikueshmëria do të prishej me Big Bang-un.
Përkatësisht, nëse, siç është rasti, ne dimë vetëm atë që ka ndodhur që nga Big Bangu, nuk mund të përcaktojmë se çfarë ka ndodhur më parë. Ngjarjet para Big Bang-ut nuk mund të kenë pasoja, kështu që ato nuk duhet të jenë pjesë e një modeli shkencor të universit. Prandaj, ne duhet t’i heqim ato nga modeli dhe të themi se koha filloi me Big Bang.
Por edhe mund të gëlltitet nga një vrimë e zezë, dhe aty merr fund.
Please follow and like us: