Albspirit

Media/News/Publishing

Bledar Koçi: THEODHORIU

Turfullonin flakët llamarinës së sobës teksa Theodhoriu thithte menduar, pareshtur, Malboron e tij.

Ndër dimra pesë shqiptarë mbante prej vitesh, i pesti.. fëmijë.

Një dhomëz të drunjtë vetë e ndërtoi me dhoga prej zemre, Theodhóri – usta.

Rrëmbeu dhe diellin, e bëri për vete e lidhi mbi trarë të ngrohte për ta.

…….

Nisnin ekrane slogane nē lajme… “Aftos, Alvanos…“

Por grekut trupvogël fytyrën antike as frika m’e frikur nuk mundi t’ia sos.

Furtunash të serta herë herë miklonte vështrimin q’i zgjohej i fortë, i egër.

Vështrimin që zbutej e zbutej dhe ëmbël nga rridhte, tregonte një tjetër.

Bërtisnin të marrë, në kthina rrugica: “Kallzoni të huajt, të vdekur a gjallë”.

Nënqeshej pa zë në tym të Malboros i qetë Theodhoriu tek gjegjej greqisht:

“Vafshi në djall”…!

Please follow and like us: