Albspirit

Media/News/Publishing

Avokati Ylber Dauti fiton edhe në Gjykatën e Apelit të New Yorkut

Nga Hasi në Manhatan
-Avokati Ylber Dauti fiton edhe ne Gjykatën e Apelit te New Yorkut
Ai është larguar i ri nga Shqipëria. I pari që ka marrë provimin e avokatisë vetëm një vit pasi mbërriti në SHBA. Ishte 24 vjecar.
Gjatë vitit të fundit 2023, Avokati Ylber Dauti ka fituar mbi 15 milionë dollarë për klientët e tij shqiptarë. Njëra nga çështjet, ku klienti shqiptar fitoi 4 milionë dollarë, bëri bujë edhe në shtypin amerikan (u botua në ‘Neë York Law Journal’ dhe ‘Verdict Search Reporter’). Argumenti i Av. Dauti para Gjykatës së Apelit të New Yorkut bindi trupën gjykuese të përbërë prej 5 gjyqtarësh të rrëzoje vendimin e gjykatësit të shkallës së parë dhe të vendosë në favor të klientit shqiptar.
Dauti nuk ka harruar se nga ka ardhur. Ai ka krijuar Fondacionin “Brahim Cen Dauti” (në nder të emrit, dhe përkujtimit të babait të tij) për të ndihmuar studentët shqiptarë në përgjithësi dhe ata të rrethit të Hasit në veçanti.
Ylber Dauti ka krijuar e konsoliduar një emër shumë të nderuar në avokatinë amerikane dhe ate nderkombetare pasi Avokat Dauti eshte i licensuar ne Amerike, Angli dhe Shqiperi. Para rreth njezet vitesh avokat Ylber Albert Dauti themeloi studion e tij ligjore “The Dauti Law Firm” ne Nju Jork dhe që nga ajo kohë e deri më sot, ai ka mbrojtur me sukses interesat e qindra klienteve.
AVOKATI SHQIPTAR YLBER DAUTI, LEKTOR I FTUAR NGA UNIVERSITETET NE HOLLANDE, JAPONI DHE AMERIKE
Ai është radhitur në elitën e avokatëve amerikanë dhe është i pari avokat shqiptar në Amerikë që është anëtar i përjetshëm i “MULTI-MILLION DOLLAR ADVOCATES FORUM”. Avokat Dauti për 10 vitet e fundit është votuar dhe zgjedhur nga kolegët e tij si SUPER LAëYER. Ai gjithashtu ka fituar çmime të tjera si “Top 100 Laëyers in America”, “Best Attorney”, “Top American Laëyer”, etj.
Krahas ngarkesës me çështjet gjyqësore që ndjek, ai është i angazhuar edhe si lektor nëpër universitete të Europës (Universiteti i Tilburgut ne Hollande), Azisë (Universiteti Kyushu ne Japoni) dhe Amerikës (Universiteti Lehigh), dhe jo rrallë, i zënë me median amerikane (Hollyëood Life, Christian Post, Neë York Laë Journal, Gotham Gazette, Verdict Search Reporter) dhe atë ndërkombëtare (China Times, Vitnam Times, Chinese Daily), që kërkojnë opinione e intervista prej tij si ekspert i lartë në fushën e drejtësisë.
FONDACIONI “BRAHIM CEN DAUTI”, NË NDIHMË TË EDUKIMIT TË FËMIJËVE SHQIPTARË****
Dauti ka krijuar një fondacion për të ndihmuar studentët shqiptarë në përgjithësi dhe ata të vendlindjes së tij në rrethin e Hasit në veçanti. “Jam shumë krenar dhe i lumtur, thotë  Av. Dauti, se kam krijuar fondacionin “Brahim Cen Dauti” në nderim, respekt dhe përkujtim të babait tim të shtrenjtë e të paharruar.Një thënie e urtë Aziatike thote se “nëse dëshiron të planifikosh për një vit – mbjell oriz/grure/misër, nëse dëshiron të planifikosh për dhjetë vjet – mbjell pemë dhe nëse dëshiron të planifikosh për njëqind vjet – eduko fëmijët.” Nëse duam ta zhvillojmë një komb, duhet të fillojmë më shkollat dhe sistemin e edukimit. Duke ndihmuar rininë sot, kemi ndihmuar të ardhmen e kombit tonë. Duke ndihmuar ekselencën kemi ndihmuar trurin e kombit tonë.Im atë, ka qenë shumë i apasionuar pas edukimit. Gjithë jetën e tij e kishte merak dhe është përpjekur të bëjë gjithçka që fëmijët e tij të edukoheshin. Unë vij nga një familje e persekutuar nga diktatura komuniste, pasi gjyshi im Cen Smajl Dauti ishte burgosur nga regjimi komunist me akuzën “Agjitacion dhe Propagandë kundra partisë komuniste”. Fatkeqësisht, gjyshi im pagoi një çmim shumë të lartë për talljet e tij me regjimin komunist duke vuajtur shumë vite në burgjet e Enverit. Im atë ishte shumë krenar për mençurinë dhe bëmat e gjyshit por ai ishte shumë i shqetësuar se “biografia e keqe” nuk do të lejonte që femijet e tij të shkolloheshin. Kur isha ne shkolle fillore shume njerez me thoshin se kot po lodhesha duke studiuar se kurrë nuk do shkoja në univeristet për shkak të biografisë së keqe. Pavarësisht nga kjo, babai ishte inkurajuesi dhe mbështetësi im më i madh. Edhe pse në diktaturë, ai e ndjente lirinë në shpirtin e tij. Ai gjithmonë më thoshte të mos dekurajohesha nga biografia e keqe por të fokusohesha në shkolle dhe të merrja notat më të mira pasi ai kishte besim se kohët do ndryshonin dhe unë do të kisha mundësi të shkoja në universitet. Babai gjithmone ka qenë frymëzim lirie e shprese për mua dhe po të mos ishte inkurajimi i babait – unë kurrë nuk do të kisha arritur as 10% të gjërave që kam arritur në jetë. Vizioni i babait tim ishte vërtet profetik pasi kohët ndryshuan dhe me shëmbjen e komunizmit e drejta e shkollimit nuk varej më nga biografia por nga meritokracia. Babai kishte një mendje brilante dhe një shpirt fisnik. Ishte largpamësia dhe mbështetja e gjithanshme a babës dhe besimi i tij së arsimimi është arma më e fuqishme në jetë, që kanë bërë të mundur për mua të
jem ai që jam sot. Prandaj në kujtim të tij dhe të vizionit të tij, unë kam krijuar Fondacionin “Brahim Cen Dauti” që do të fokusohet në mbështetjen e shkollimit të studentëve të shkëlqyer të cilët nuk i kanë kushtet ekonomike për të ndjekur studimet universitare.Një nga projektet fillestare është krijimi i bursës “Brahim Cen Dauti” që për çdo vit do ti jepet nxënësit më të mirë dhe më në nevojë ekonomike që ka përfunduar arsimin e mesëm në rrethin e Hasit. Fituesi i bursës “Brahim Cen Dauti” do t’i ketë të gjitha shpenzimet e mbuluara (tarifën e studimeve si dhe shpenzimet e ushqimit dhe strehimit) për të gjithe periudhen e studimeve universitare. Bursa e pare do te jepet ne fund te ketij viti akademik dhe Fondacioni ka siguruar burime financiare të mjaftueshme për të sponsorizuar bursën për shumë vite dhe ne shpresojmë që me kalimin e kohës të sigurojmë burime financiare shtesë për të ndihmuar jo vetëm studentët e Hasit por edhe ata nga zonat e tjera te varfera të Shqipërisë. Zhvillimi e përparimi i kombit tonë do të vijë vetëm nëpërmjet zhvillimit të arsimit e krijimit të një infrastrukture sa më bashkëkohore për studentët shqiptarë dhe Fondacioni “Brahim Cen Dauti” do të përpiqet të kontribuojë me gjithçka çfarë mund te realizojmë”.
Please follow and like us: