Shqiponjë Osmanaj: Shaban Murat Jashari, mësuesi, luftëtari
Shqiponjë Osmanaj
Shaban Murat Jashari ishte mësues dhe si njeri i arsimit, dijes dhe kulturës e dinte që nuk ka dinjitet pa atdhe të lirë. UÇK-ja është burim i ndërgjegjes, moralit dhe guximit!
Nuk ka detyrë më të shenjtë se të jesh mësues, arsimimi dhe edukimi janë themeli i një shteti të fortë, arsimimi dhe edukimi sjellin liridashës, burra që krijojnë kohën.
Një mësues si SHABAN MURAT JASHARI edukoi familjen, breza të tërë në Drenicë dhe i dha mësim botës se si intelektualët zëvendësojnë penën me pushkën kur i thërret atedheu.
Shtëpia e Jasharëve ishte shkollë për atdhedashuri, ishte mburojë e motiv për luftëtarët e lirisë dhe jo rastësisht LIRIA KA EMËR.
Ukshin Hoti ishte profesor universitar, Jakup Krasniqi ishte mësues e shumë patriotë që krijuan kohën për liri dhe nuk pranuan gjunjëzimin në këmbim të privilegjeve.
Koha ka qenë për të gjithë, por jo të gjithë ju përgjigjën vatanit në kohë. Për dikë… ishte kohë pa kohë e dikush nuk kishte kohë…
Por, fatkeqësisht emblema e UÇK-së dikujt i pengon edhe sot dhe me nostalgji kujtojnë privilegjet e ish regjimit!
Privilegjet gjithmonë kanë prodhuar servilë, egoistë e antivlera nacionale.
Një thënie e përshkruan më së miri nocionin njeri frikacak/servil…
“Heronjtë vdesin, maskarenjtë e shijojnë lirinë”, e ne kemi edhe heronj të gjallë të cilëve po ju mohohet liria padrejtësisht dhe falë sakrificës së tyre kemi Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.
Rikujtim: Ata janë në izolim jo si individë e as si parti politike, ata janë trungu i emblemës e i lirisë sonë. Ata ishin mësues, arkitektë, mjekë, gazetarë dhe bujq, mbi të gjitha ata e kishin një profesion të përbashkët, IDEALIN PËR LIRI!
Ata kulmuan mbi armikun e jashtëm dhe bashkëpunëtoret e tyre. Ata me armatim e paarmatim ishin në vijën e frontit.
Ata nuk luftuan për privilegje, ata e kishin tashme privilegjin më unik në botë, emrin luftëtar lirie, ata e kishin vdekjen shoqëruese.
Ata e panë vdekjen me sy, por fati disa nga ta i bëri heronje e disa i heroizoi për së gjalli.
Ka ikur koha e sundimit serb…
Ka ikur rreziku për okupim…
E bashkë me serbët ikën edhe privilegjet e individëve të caktuar, por mbetën ata dhe dëshpërimi i tyre!
Ruajini majat e sukseseve në profesion me nder e dinjitet, nostalgji-Jugosllavia është shpërbërë moti, zgjohuni nga gjumi plot ankth, tregojini egos suaj se keni gjak shqiptari dhe se kryeqyteti ynë është Prishtina e jo Beogradi.
Faleminderit UÇK, faleminderit NATO, pa UÇK-në nuk erdhi NATO, pa ju që goja e mendja ju qet me nder me thanë”…” erdhi liria, ju nuk ishit në atë kohë, ju jeni t’pakohë!