Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Pse jemi?

Çdo pesë sekonda dikush lind dhe çdo tetë sekonda dikush vdes – jeta është çdo sekondë në mes. Koha humbet kujtesën, njeriu nuk mund ta prekë për ta shtrydhur ose për ta pasur nën kontroll.
Në thelb të burgosur në këtë dimension të katërt, një ditë vdesim, prandaj nuk jemi të interesuar dhe luftojmë njëri tjetrin.
E vërteta është se jemi këtu për një kohë të shkurtër dhe me vetëm një mundësi për të jetuar.
Kjo ka munduar mendjen e njeriut. Nëse e shikojmë jetën shumë të gjatë, mendojmë se nuk ka kuptim, dhe gjithçka na duket e çuditshme. Notojmë në një top gjigant mbulese uji në mes të asgjësë. Kjo duket edhe më e çuditshme. Me çfarë mund të krahasohemi, nëse nuk nxëmë se jemi, dhe pse jemi?
***
Ka më shumë “qytete të humbura” të lashta që nuk janë zbuluar ende.
Një qytet i ri i lashtë i humbur sapo është zbuluar në pyllin tropikal të Amazonës në Ekuador. Mund të ketë pasur deri në qindra mijëra banorë dhe ka ekzistuar 2500 më parë.
Rreth 20 vjet më parë, disa rrugë shumë të drejta dhe tuma prej dheu u vunë re pranë ultësirës së Andeve në pyllin tropikal të Amazonës në Ekuadorin Juglindor. Në fillim, rëndësia e këtij zbulimi nuk u kuptua. Vetëm kohët e fundit u përdor teknologjia me sensorë lazer dhe një rrjet i gjerë vendbanimesh, vendkalimesh lumenjsh dhe rrugësh që i lidhnin ato janë zbuluar.
Vend ka qenë i pushtuar nga rreth 500 pes deri në 600  es. Kjo do të thotë se ky rrjet qytetesh dhe vendbanimesh filloi të lulëzojë në të njëjtën kohë me Perandorinë Maurya në Indi dhe ishte në kulmin e saj gjatë Perandorisë Romake në Evropë dhe Dinastisë Han në Kinë.
Këto vendbanime janë të lidhura me njerëzit Upano, të cilët ngritën ndërtesa ceremoniale mbi tuma të krijuara  Rreth tyre kishte fusha bujqësore që ishin mjaft të avancuara sa të kishin kanale kullimi. Njerëzit jetonin në qytete dhe vendbanime të shpërndara të lidhura me rrugë deri në 10–20 km të gjata dhe deri në 10 metra të gjera. Kishte kalime përtej lumit Upano që derdhej në Amazon.
Informacioni për këtë zbulim u shfaq në shumë burime, dhe disa citojnë dhjetëra mijëra banorë, por disa flasin për qindra mijëra. Shoqëria Upano duhet të ketë qenë e organizuar shumë mirë për të ndërtuar një rrjet kaq të gjerë rrugësh, kalimesh lumore dhe qytetesh. Ky nivel i sofistikimit është i padëgjuar në këtë pjesë të botës dhe periudhës. Fatkeqësisht, ata nuk kishin gur për të ndërtuar ndërtesat e tyre dhe përdorën baltë.
Amazona është tani shumë e nxehtë për gjetjen e qytetërimeve të humbura, por vende të tjera të shoqërive relativisht të përparuara janë zbuluar në Brazil dhe Bolivi. Kjo pjesë e botës duhet të ketë pasur një popullsi shumë më të lartë se sa besohej përpara ardhjes së evropianëve në Amerikë, dhe ka të ngjarë të gjenden vende edhe më interesante.
Pyetja është – Sa gjasa ka që të ketë më shumë “qytete të humbura” të lashta që njeriu ende nuk i ka zbuluar? Shumë!
***
Nëse themi se evolucioni është i verbër, atëherë duhet të ketë organizma që evoluan në një rrugë pa krye.
Shembulli më i famshëm i supozuar i një rrugë qorre evolucionare është Elku (Dreri) Irlandez. Brirët e tij ishin aq të mëdhenj sa njerëzit mendonin se vazhdimi i evolucionit të tyre ishte i pamundur dhe i dënuar të shuhej.
Kjo kafshë dikur ishte shembulli kryesor se teoria e përzgjedhjes natyrore e Darvinit ishte e gabuar. Në vend të kësaj, kafshët evoluan sipas një plani biologjik, paksa si mënyra se si zhvillohen gjallesat nga foshnjëria deri në moshën madhore. Në atë skemë, paraardhësit e Drerit irlandez ishin të destinuar të zhvillonin brirë gjithnjë e më të mëdhenj derisa të arrinin në një qorrsokak dhe të shuheshin
Shkencëtari SJ Gould e përshkroi atë në këtë mënyrë:
“Një mekanizëm evolucionar i hipotezuar dikur i popullarizuar ishte ortogjeneza, në të cilën ndryshimi i organizmave nuk ishte për shkak të përzgjedhjes natyrore, por të tendencave të brendshme të drejtimit brenda një linje. Elku irlandez konsiderohej dikur një shembull kryesor i ortogjenezës: mendohej se prejardhja e tij kishte filluar të evoluonte në një trajektore të pakthyeshme drejt brirëve gjithnjë e më të mëdhenj. Elku irlandez u zhduk më në fund kur brirët u bënë aq të mëdhenj sa që kafshët nuk mund të mbanin më kokën lart”.
Ky koncept shpjegon pse kafshët e tjera, si dinosaurët u bënë gjithnjë e më të mëdhenj me kalimin e kohës,  deri sa u zhdukën. Nëse brirët e drerit irlandez do të ishin vërtet shumë të mëdha, përzgjedhja natyrore duhej të favorizonte ata që kishin brirë më të vegjël.
Evolucioni i kuajve nuk ndoqi një vijë të drejtë. Shumë specie evoluan në drejtime të ndryshme, megjithëse shumica u zhdukën.
Disa gjallesa evoluojnë që përfundimisht i bëjnë ato të vdesin. Mamuthët janë shembulli më i mirë. Ju mund ta quani këtë rrugë qorre të evoluimit.
Please follow and like us: