Albspirit

Media/News/Publishing

Filozofi italian Galimberti: T’i dërgojmë të rinjtë te filozofi dhe jo te psikologu

Filozofi hedh idenë e vet që ta ndihmojmë brezin e ri, i cili duket se është në krizë si kurrë më parë. Nëse ende nuk është alarm shoqëror, nuk duhet shumë kohë. Të rinjtë e sotëm, shumë prej tyre janë në krizë. Po i zbulojmë të brishtë, shpesh të shtypur nga presioni shoqëror i një bote që i kërkon performues: të bukur, të zgjuar, të forte dhe të guximshëm. Kur nuk arrijnë ta kënaqin pritshmërinë, ndihen në vështirësi. Shfaqen të fortë, por papritur gulçojnë dhe që të thithin oksigjen kanë nevojë të takohen me vetveten.

Cila është e ardhmja për të rinjtë?

Përgjigje: E ardhmja është fjalë banale. Familja është një shkatërrim, shkolla akoma më keq. Pra, çfarë presim nga e ardhmja? Në kuptimin se ua kemi hequr të ardhmen të rinjve.

Ju do i këshillonit të rinjtë të bëjnë terapi?

Përgjigje: Jo. Duhet të bëjnë konsultime filozofike. T’i sistemojnë idetë. Në Amerikë nuk shkojnë më te psikanalisti. Të gjithë shkojnë te filozofi.

Midis filozofëve më të rëndësishëm në Itali, cilët janë veç Galimbertit?

Përgjigje:Unë jam përhapës. Në Itali filozofët kanë vdekur të gjithë.

 Po atëherë kush do t’iu lexonte ndër italianët?

Përgjigje:Vdiq filozofi Severini, Del Vecchio, Gregory, Bodei. Filozofia ecën me periudha. Po të rilindin, dakord. Nëse filozofia vdiq, është faji i universiteteve, ku profesorët flasin mes tyre, në vend që t’u flisnin njerëzve.

Si bëhet konsultimi filozofik?

Përgjigje:Mjafton të informohesh se çfarë është. E solla unë në Itali konsultimin filozofik. Kur ke dhimbje në trup, shkon te mjeku, kur ke dhimbje pasionesh shkon te psikanalisti. Kur nuk funksionon koka, ku shkon? Te filozofi.

Cilët libra do këshillonit për konsultimin filozofik?

Përgjigje:Më i bukuri është shkruar nga fiorentini Neri Pollastri*.

Le të reflektojmë për përditshmërinë e të rinjve. Sipas jush, këshillat që i

 japin njëri-tjetrit funksionojnë?

Përgjigje: Jo

Këshillat mes prindërve dhe të fëmijëve funksionojnë?

Përgjigje: Jo, sepse prindërit nuk flasin me fëmijët.

Po me kë duhet të flasin të rinjtë?

Përgjigje:Tashmë mjaftohen të flasin vetëm mes tyre. E vetmja gjë që e ndjej ta them është: Rini, mos e prisni të ardhmen, kapeni atë. Futuni edhe duke filluar si kamarier dhe nëse është e mundur, filloni që aty.

 

* Mendimi dhe jeta – guide për konsultime dhe praktika filozofike

* Njeriu është çfarë mendon

 

Përgatiti: Arjan Kallço

 

Please follow and like us: