Albspirit

Media/News/Publishing

Tri ese nga Astrit Lulushi

 

Hakmarrje?!

Vëllime mund të mbushen me rrëfime të mijëra rasteve të ndjekjeve penale gjatë diktaturës 45 vjetëshe; çdo rast i vetëm është aq rrënqethës saqë shoqëria preferon t’i kalojë në heshtje. Akuzat janë pothuajse gjithmonë shumë rrethanore dhe të prera, kryesisht për paturpësi brutale dhe në mënyrë qesharake cilësohen të pamundura. Ndjekja e kundërshtarëve ka qenë, edhe sot, një armë e përshtatshme e njerëzve paskrupull për të arritur qëllime të shtrembra ose për të kënaqur ndonjë ndjejnjë hakmarrjeje.

Një nga rastet më tragjike dhe patetike është vdekja e trishtë e Agnes Bernauer, një grua e bukur, e bija e një berberi dhe e dashura e Albrecht, Dukës së Bavarisë. Agnes lindi rreth vitit 1410 në Biberach dhe duket se ishte një shërbëtore e thjeshtë në Augsburg në kohën kur Duka Albrecht i Wurtemberg, djali i Dukës Ernest, e njohu.

Historia që Agnesa dhe Albrech u dashuruan sot është thjesht legjendë, por është e sigurt se Agnesa ishte jashtëzakonisht e bukur, me flokë të artë dhe tipare delikate fisnike; edhe armiqtë e saj nuk mund të mos lavdëronin fisnikërinë e pamjes së saj. Dihet pak ose aspak për marrëdhëniet midis Albrechtit dhe Agnesës, përveç se ai e shoqëroi atë dhe e mori me vete në rezidencën e tij në kontenë Vohnburg.

Duka Ernest, i vjetri, dinte për praninë e Agnesës në Vohnburg, por u kujdes pak, derisa u shqetësuar për të pasur një trashëgimtar ligjor të dukatit të tij. Pastaj i kërkoi birit për t’u martuar me vajzën e Dukës Erik të Brunswick. Por Albrecht refuzoi për shkak të dashurisë me Agnesën. Kur pa se bindja ishte e kotë, Duka Ernest mendoi mënyra të tjera për të ndarë djalin e tij nga vajza e një shtrese më të ulët. Në një turne publik, ai urdhëroi gjyqtarët të refuzonin Albrechtin si birin e tij me arsyetimin se për hir të një konkubine ai kishte neglizhuar detyrat ndaj te atit.

Albrecht u acarua shumë dhe sapo u kthye në Vohnburg, e njohu Agnesën si gruan e tij. Me pëlqimin e xhaxhait, Dukës Uilliam, ai u zhvendos në kështjellën Straubing, të cilën ia dhuroi Agnesës, duke e quajtur Dukesha Agnes.

E gjora nuk e shijoi shkëlqimin e oborrit. Ajo kishte frikë nga zemërimi i Dukës së vjetër dhe ndërtoi, në një paraqitje melankolike të fatit të saj të trishtuar, një kishë të vogël në manastirin e Karmelitëve në Straubing. Lumturia ishte e shkurtër. Në mungesë të Albrecht-it, Duka Ernest e kapi Agnesën, e burgosi dhe e denoncoi si shtrigë. Ishte koha e gjuetisë (inkuizicionit).

Dënimi i saj ishte vendosur përpara se të fillonte gjyqi dhe vendimi e shpalli fajtore se i kishte bërë magji Dukës Albrecht dhe kështu kishte kryer një vepër penale. Aktgjykimi urdhëroi që ajo të mbytej në lumë dhe Duka i vjetër nënshkroi vendimin. Xhelatët e çuan gruan e re te ura në Straubing dhe e hodhën në ujë, në prani të një morie spektatorësh. Rryma e tërhoqi në breg dhe ajo ngriti krahët e saj duke iu drejtuar njerëzve për ndihmë. Njerëzit u prekën dhe ajo mund të kishte shpëtuar, nëse një nga xhelatët, nga frika e zemërimit të dukës së vjetër, nuk do të kishte marrë një degë dhe duke kapur flokët e saj, duke e mbajtur nën ujë derisa u mbyt.

Kjo ndodhi në vitin 1435. Agnes u varros në varrezat e Shën Pjetrit në Straubing. Kur Duka i ri në kthim u informua për vdekjen e tmerrshme të Agnes së tij të dashur, u betua për hakmarrje dhe në aleancë me kushëririn e tij Dukën Ludwig të Bavarisë, filloi një luftë të fuqishme kundër babait të tij. Megjithatë, me ndërmjetësimin e Perandorit, ai u pajtua me të atin në këshillin e Bazelit. Duka i vjetër ndërtoi një kishëz mbi varrin e viktimës së pafajshme dhe dha një meshë, që mbahet çdo vit, për mirëqenien e shpirtit të saj.

Duka Albrecht më pas pranoi të martohej me Anën, Princeshën e Brunswick-ut, nga e cila pati dhjetë fëmijë, megjithëse nuk mund të thuhet se jeta e tij martesore ishte e lumtur. Në 1447 Duka Albrecht e transferoi trupin e Agnes në kishën që ajo kishte ndërtuar në manastirin Karmelit; vendin e prehjes së mbetjeve të saj e stolisi me një imazh të bukur mermeri me mbishkrimin e thjeshtë: “Agnes Bernauerin. Pushoftë në paqë”.

Poetët që kanë përjetësuar emrin e saj, dhe populli I Bavarisë, ndër të cilët kujtimi i saj është ende i çmuar, e quajnë atë “engjëlli i Augsburgut”.

Një nga ndjekjet më komike u zhvillua në 1474 kundër një gjeli, i cili kishte qenë aq mendjemadh sa pretendonte se bënte vezë. Krijesa e gjorë u gjykua solemnisht; u dënua të vdiste në kunj dhe u dogj publikisht me urdhër të autoriteteve të Bazelit.

Ç’të thuash më tej në detaje rreth ndjekjeve penale të inkuizicionit, të cilat u ringjallën pas 500 vjetësh në një biznes sistematik që përfshin shpërblime të mëdha për gjyqtarët, torturuesit, xhelatët, inkuizitorët, denoncuesit, dëshmitarët dhe të gjithë personat e lidhur me procesin. Është një punë e dhimbshme të kalosh mbi statistikat e thjeshta dhe të mos ngjallet indinjata më e thellë; madje edhe tani nuk është zhdukur midis “të civilizuarve” që mundohen ta zbutin komunizmin, duke e zevendësuar me socializëm. Liderë që u vunë në krye të protestave kundër diktaturës, peshkut të madh të prishur nga koka në ujin e ndenjur, sot, pas 30 e ca vjetësh dënohen nga bijtë e nomenklaturës që mbajnë gjallë inatin e prishjes së rehatit të tyre.

 

Herodoti dhe Plutarku

Plutarku, shekulli I, ishte i zemëruar me Herodotin, që jetoi 500 vjet para tij, për trajtimin qê i bën historisë.

Në dukje, problemet kanë të bëjnë më shumë me idetë e Plutarkut për përfaqësimin e karakterit të dikujt ashtu edhe të ngjarjeve historike. Nga këndvështrimi i Plutarkut, Herodoti ka kryer krim duke i shtrembëruar faktet dhe Plutarku dëshiron ta dënojë edhe për qëllimin keqdashës që i motivoi ato.

Teksti përkatës për këto kritika është libri i Plutarkut (de malignitate Herodoti), me gjasë i shkruar në vitet e mëvonshme të Plutarkut kur ai përgatitej të shkruante ‘Jetët Paralele’ dhe të lexonte shumë Herodotin. Plutarku shkruan se synon të mbrojë “paraardhësit dhe të vërtetën” nga ajo që e quan “keqësia” e Herodotit. Kjo fjalë përkthejnë termin grek kakoêtheia, pjesët përbërëse të të cilit mund të përkthehen më fjalë për fjalë si “karakter i keq” ose “temperament i keq” (shiq ‘keqthënie’).

Ajo pak për paraardhësit është gjithashtu e rëndësishme.

Siç kanë vënë në dukje shumë studiues, Plutarku ka padyshim interesa patriotike dhe shpenzon një kohë të mirë duke kritikuar prezantimin e Herodotit të Tebës, afër vendit të lindjes së Plutarkut. Nëse jeni njohur me Katalogun e Anijeve të Iliadës ose të ashtuquajturën Kolona e Gjarprit që përkujtonte qytet-shtetet që i rezistuan Persisë, do ta dini se grekët e lashtë ishin seriozë për njohjen e përpjekjeve të vendeve të ndryshme në kauza më të mëdha. Plutarku do të na bënte të besojmë se Herodoti është një lloj mashtruesi letrar. E meta karakteristike e historive të Herodotit është se Herodoti nuk është ai që pretendon të jetë: ai duket si një person i mirë që dëshiron të thotë të vërtetën. Gabimet e tij nuk janë të pafajshme ose produkt i një kërkimi të keq, por shtrembërime të qëllimshme. Dhe vetëm një person me karakter të çuditshëm do të shtrembëronte me qëllim të vërtetën ose do të hidhte poshtërim të panevojshëm mbi të tjerët. Si rrjedhim, cilësitë tërheqëse të Herodotit i bëjnë të vështira për t’u zbuluar gënjeshtrat e tij, trillimet, lëshimet dhe aktet delikate të shpifjes, por megjithatë ai nuk mund të ndihmojë, si një hajdut në ikje të nxituar, duke lënë ‘gjurmë’ që lejojnë të dallojmë mashtrimin e tij, thotë Plutarku.

Sipas Plutarkut, Herodoti tregon karakterin e tij të keq në zgjedhjen e tij për të shtrembëruar të vërtetën nën maskën e ofrimit të diçkaje të saktë ose lavdëruese. Plutarku ankohet në një moment se sipas Herodotit, spartanët mbërritën vonë në Maratonë për shkak të një detyrimi fetar për të pritur hënën e plotë përpara se të niseshin në fushatën ushtarake. Plutarku pretendon se kjo nuk është e vërtetë, dhe se spartanët marshuan në raste të tjera përpara hënës së plotë. Pavarësisht nga saktësia e pretendimit të Plutarkut, pika thelbësore është se Herodoti fshin provat për spartanët, duke tradhtuar kështu paragjykimet e tij ndaj tyre. Pak më vonë Plutarku pohon se lavdërimi i Herodotit për Athinën nuk llogaritet në të vërtetë si lavdërim i vërtetë, por përkundrazi “ai lavdëron athinasit që mund të flasin keq për të gjithë të tjerët”, duke përfshirë sigurisht Spartën. Për Plutarkun, Herodoti përpiqet vetëm të fshehë paragjykimet e tij pas deklaratave shpjeguese (siç është ajo për fenë spartane) ose deklaratave të dukshme lavdërimi – kur në fakt ai përçmon pjesën tjetër të Greqisë, duke mos lavdëruar në të vërtetë Athinën – një qytet që Herodoti gjithsesi e përshkruan në mënyrë jokonsistente, sipas Plutarkut. Pra, vetë mekanikat e përbërjes historike të Herodotit, megjithëse duken të sakta, fshehin dhe zbulojnë shpirtin e keq të Herodotit.

A nuk është historia (në mënyrë ideale) për të thënë të vërtetën? A nuk është Plutarku që hedh hije mbi Herodotin për të ofruar një version ngritës, ‘patriotik’ të historisë? Dhe mos mendoni se këto vizione të historisë janë zhdukur? Kemi ende histori me patriotë e tradhtarë, veçanërisht gjatë viteve të fundit. Këtu mund të kujtohen prirjet filozofike të Plutarkut. Ai nuk mendonte se gjërat që përbëheshin nga një thelb i mirë duhet të përfaqësoheshin në një mënyrë të keqe. Si krahasim, merrni parasysh se si Platoni (ose Sokrati) ishte i shqetësuar për përfaqësimin e perëndive nga Homeri.

Nëse perënditë janë të mirë dhe të drejtë, a është e drejtë që Homeri t’i përfaqësojë ata si të vegjël?

Në mënyrë të ngjashme, nëse Lufta bëri atë që shumë shqiptarë donin të mendonin se bënë – a mbajtën Shqpërinë “të lirë”? dhe a bashkuan e përçanë grupe të ndryshme në një akt rezistence? – pra, ka shumë paqartësi dhe arna të errëta, gënjeshtra e mashtrime për t’u konsideruar.

Sigurisht, Plutarku mund ta dënojë Herodotin se është diçka si një artist i dështuar, i cili ka pikturuar mizorisht nishane të shëmtuara dhe njolla mbi atë që Plutarku mendon se është një fytyrë e pastër.

 

Heshtje

Dhe thonë se heshtja është si bojë që nuk lë gjurmë Por, po të shihet me vëmendje, ajo mund të lexohet. Çdo gjë – një dhomë, ose shtëpi ku dikur ke jetuar, gjithçka që krijon dhimbje e mbresa – është përshkruese. Dikush që zvarritet ndërsa kërkon t’i bësh nder, është si ai që nuk i vendos të gjitha presjet në vendin e duhur. E vetmja arsye që ndjehesh keq është se i vendos të gjitha sendet në vend të gabuar.

Çdo pamje ose rrethanë krijon ndikim brenda teje, si ekpozita që ka nevojë për audiencë ose njerëz. Puna është se njeriu nuk mund të mendojë për një dhomë, një shtëpi apo ndonjë gjë për të përshkruar mënyrën se si duhet të jetë. Është si të qeshësh fort me diçka që mendon kur je në tryezë duke ngrënë.

Disa gjëra janë të vështira të mbahen mend. Dua të them se nuk të kujtohen saktësish. Të gjitha boshllëqet i mbushim me fantazi prandaj ajo që formohet është gjithmonë gjysmë e vërtetë. Kur shqetësohesh për diçka, vetëm atëherë nuk mashtron veten; ose fillon ta pranosh këtë të vërtetë të stisur, ose përgjithmonë të heshtësh.

Problemi ëdhtë se heshtja bëhet disi magjepsëse edhe nëse nuk dëshiron të jetë. Bëhet zakon.

Të shkosh në shtrat kur nuk je i lodhur, është e vemja gjë që urren të bësh, njësoj si të lexosh për një ngjarje që e di se ka ndodhur ndryshe, ose të mendosh se njerëzit nuk dëshirojnë të flasin nëse nuk je më i mirë, dhe gjithmonë janë gati të ndërhyjnë për të shkatërruar gjërat që mund t’i bësh vetë. Papritur, ndjen se duhet të ecësh, pavarësisht sa larg apo lart. Mundohesh të mos biesh në sy. Merr guximin edhe të qëndrosh, duke u përpjekur të shohësh të tjerët. Ky është dallimi. Ndjehesh aq i dëshpëruar sa fillon flasësh me vete, si ai që quhet i çmendur sepse qëllon me gurë veten. A nuk bëjmë kështu të gjithë, në një mënyrë a një tjetër? Është populli, prandaj duhet të jetë qeveria, dhe jo anasjelltas.

Please follow and like us: