Albspirit

Media/News/Publishing

Ruben Avxhiu: Nesër në SHBA do të ndodhë eklipsi i plotë i diellit

Nuk do të ketë rast për ta parë përsëri deri në vitin 2044
Është një nga ato dukuritë e jashtëzakonshme të natyrës, ku papritur bëhet mbrëmje në mes të ditës.
Drita fillon zbehet deri sa dielli bllokohet tërësisht nga hëna.
Për shumë njerëz është eksituese dhe një përvojë e paharrueshme, kështu që nëse keni kurreshtje mos e humbni rastin për ta përjetuar.
Por ka edhe njerëz që e përjetojnë me frikë e me panik. Prej errësirës së papritur apo prej rënies së tempeuraturës.
Por zgjat vetë, 4 minuta, koha e errësirës së plotë.
Flitet e janë përshkruar gjëra e gjatë efektet e dritës që vijnë bashkë me eklipsin. Dritëzat në formë gjysëmhëne që shihen të reflektuara kudo, çudia e detajeve të imëta, zbehja e ngjyrave etj.
Mos harroni këshillën që të mbani syzet e eklipsit gati gjatë gjithë kohës, që të mos dëmtoni sytë. Kur i bleni, sigurojeni që janë vërtet syze të posaçme për eklipse dhe jo syze të zakonshme dielli.
Është një rast i rrallë nëse jetoni në Amerikë. Eklipsi tjetër në këtë zonë të globit nuk do të përsëritet deri në 2044 apo 2045. Në atë rast do të fillojë nga Florida e do të shkojë drejt Alaskës.
Nesër në 8 prill, eklipsi i plotë do të filojë nga Meksika, duke hyrë në SHBA nga ora 1:30 e drekës dhe do të përfundojë mbi Toronto e Montreal të Kanadasë rreth orës 3:30. Do të kalojë edhe mbi qytete ku jetojnë shqiptarët në Teksas, e më tej.
Kam vendosur disa harta këtu për të treguar se kur kalon eklipsi, që do të përfshijë shumë zona ku jetojnë shqiptarët në Texas, Missouri, Michigan, Illinois, etj. Eklipsi do të shihet pjesërisht në hapësirat afër trajektores.
Qytete si New York, Boston, Philadelphia etj qe kane shume shqiptare nuk do te jene drejtperdrejt nen trajektoren e eklipsit, por mund të shohin gati 90% te eklipsit nese dalin ne bregdet, apo ne zona me hapesire si Central Park, ne New York.
Please follow and like us: