Albspirit

Media/News/Publishing

Tri ese nga Astrit Lulushi

 

Hëna

Hekata, duket se është quajtur fillimisht Hëna, e adhuruar nga trakët. Përfundimisht ajo u identifikua nga grekët e lashtë me Selenën, dhe është një nga hyjnitë për të cilën popujt e lashtë kishin histori të ndryshme kontradiktore.

Hekata ishte e bija e Perses (Pse) dhe Astros. E mbështjellë me kurorë ari, ndikimi i saj shtrihej mbi tokë, parajsë dhe ferr. Për këtë arsye ajo përfaqësohet në vepra artit si një hyjni e trefishtë. Në kohët e mëvonshme, kur identifikohej me Persefonin, ajo supozohet se banonte në botën e poshtme si hyjni keqdashëse dhe që këtej e tutje përfaqëson anën e errët, frikës dhe karakterit të keq. Hëna tani kryeson të gjitha praktikat që lidhen me magjitë, shetit nëpër varre, kryqëzime rrugësh dhe vende ku kryen vrasje. Ajo supozohej të ishte e lidhur me shfaqjen e fantazmave, zotëronte ndikim të pakufizuar mbi fuqitë e botës së poshtme dhe magjitë. Hecate shfaqet si grua gjigante, me një pishtar dhe një shpatë. Këmbët dhe flokët e saj ishin formuar nga gjarpërinj, dhe kalimi i saj shoqërohet me bubullima, britma të çuditshme, dhe ulërima. Festat e saj bëheshin natën, nën dritën e pishtarëve, ku sakrifikoheshin kafshë. Këto ceremoni ndiqeshin me vëmendje nga priftërinjëtë që vëshgonin shpirtra e këqij të botës së poshtme, të cilët rrinin pezull rreth adhuruesve.

Ashtu si Helios personifikonte Diellin, po ashtu motra e tij Hekata përfaqësonte Hënën që ngiste qerren e saj nëpër qiell, ndërsa vëllai i saj pushonte pas mundimeve të ditës.

Ulur në një karrocë argjendi dhe e shoqëruar nga vajza e saj Herse, perëndeshë e Vesës, shfaqej mbretëresha e butë e natës, me një gjysmëhënë në ballin e saj, një vello të gaztë që rridhte pas dhe një pishtar të ndezur në dorë. Selena admironte shumë një bari të quajtur Endymion, të cilit Zeusi i kishte dhënë privilegjin e rinisë dhe bukurisë së përjetshme.

Duke e parë këtë të ri të mrekullueshëm që flinte në malin Latmus, Hëna u prek aq shumë nga bukuria e tij, sa filloi tê zbriste çdo natë nga parajsa për ta ruajtur dhe mbrojtur.

Historia

Tirania, e gjithë kjo qenie e keqe dhe e neveritshme duhet të shfaroset nga shoqëria njerëzore. Dhe kjo mund të bëhet; sepse, një pjesë e trupit, nëse tregon shenja se është pa gjak dhe praktikisht pa jetë dhe rrezikon shëndetin e pjesëve të tjera të trupit, kështu edhe tirania përbindëshe e egër në formë njerëzore duhet të shkëputen nga trupi i përbashkët i njerëzimit.

Absolutisht.

Historia është famëkeqe për aplikimin e një shtrese boje për personazhet e saj, qoftë politikan, ushtarak ose artist. Enveri paraqitej me ngjyra të çelura të kuqe, më pas me të zeza dhe tani ngjyrë rozë. Bonoparti e dekoroi ushtarin për shqëtimin e anijes, por nuk e fali për dëmin që i shktoi asaj. Nga bota artistike, Mozarti nuk bën përjashtim. Kur imagjinoni Mozartin, ka të ngjarë të ngjallni imazhin e një kompozitori të talentuar, një njeriu me shije të rafinuara dhe prani të shquar – një gjeni i martuar në mënyrë harmonike me artin e tij. Realiteti? Ai ishte një njeri si të tjerët, me të gjitha çuditjet e egra dhe humorin e vrazhdë që rrallëherë tregohen kështu në libra shkollorë.

Historikisht është dashur t’i fshijmë, si pluri nên qilim, për të ruajtur dinjitetin e ‘dijetarit të jashtëzakonshëm’.

Dhe duke folur për dijetarët, Mozart u përshkrua si një lloj lidhësi hyjnor i muzikës, notat që notonin në trurin e tij nga vetë muzat. Kjo anashkalon stërvitjen e tij intensive dhe rigoroze nga një baba i rreptë, që në moshë shumë të re. Mozarti punoi shumë – një fakt që ndonjëherë fshihet në favor të një narrative më romantike.

Gjendja e tij financiare është një tjetër pjesë që historianët kanë arritur disi ta keqinterpretojnë. Djaloshi nuk ishte tipi i shoqërisë së lartë që jetonte në luks të bollshëm. Ai luftoi, nxitoi për koncerte dhe shpesh ishte i stresuar për paratë.

Ashtu si shumë prej nesh që përpiqemi të sigurojmë jetesën – është historia shekullore e artistit që luftoi, përveçse kjo luhet me paruke dhe penë.

Dhe këtu është çështja e marrëdhënieve të tij me kompozitorët e tjerë. Filmat dhe tregimet pëlqejnë ta vendosin atë kundër bashkëkohësve të tij, si Salieri. Dramatizimi i marrëdhënies fiktive të tyre në filmin Amadeus, i bëri histories një shërbim të keq, duke shtrembëruar rivalitetin professional në një koktej vdekjeprurës obsesioni dhe hakmarrjeje.

E gjithë kjo ka çuar në një ikonë monumentale të përsosmërisë, të një kompozitori të panjollosur nga veset dhe banalitetet e jetës së vdekshme. Por duke e bërë këtë, ne i kemi hequr Wolfgang Amadeus Mozart humanizmin e tij, kemi penguar të mësohet historia e tij e plotë dhe ndoshta i kemi bërë arritjet e tij paksa më pak të jashtëzakonshme.

Historia, në përpjekjen e saj për të idhulluar, shpesh I lë jashtë papërsosmëritë. Por janë të metat, dhe batutat pa ngjyra midis rregullimeve të parukës që e bëjnë Mozartin më intrigues, më të afërt dhe, sinqerisht, më të ftohtë.

Kështu, herën tjetër që do të pini një filxhan kafe dhe një melodi e Mozartit do t’ju ëmbëlsojë veshët, mbani mend se ai ishte më shumë punk rock si i ditëve tona.

 

Historia ndryshon

Mohenjo-daro që do të thotë ‘Mali i të vdekurve’ mbahet si zbulimi më i lashtë arkeologjik në provincën e Sindh, Pakistan. I ndërtuar rreth vitit 2500 pes, ai ishte vendbanimi më i madh i qytetërimit të lashtë të Luginës së Indus dhe një nga qytetet më të hershme të mëdha në botë, në të njëjtën kohë me qytetërimet e Egjiptit të lashtë, Mesopotamisë, Kretës Minoane dhe Norte Chico. Me një popullsi të vlerësuar prej të paktën 40, 000 njerëzve, Mohenjo-daro lulëzoi deri rreth vitit 1700 pes. Banja e Madhe e Mohenjo-Daro shënohet si “depozita më e hershme publike e ujit të botës antike”.

Depozita më e madhe e lashtë e depozitimit të ujit në Ballkan, është zbuluar pranë qytetit Perperikon në Karxhali të Bullgarisë jugore. Rezervuari, me përmasa 40 metra i gjatë, 6 metra i gjërë dhe 6 metra i thellë, i gdhendur në shkëmb, ka një kapacitet prej 432 ton litra. Kur s’kishte shi, rezervuari mbushej me verë. Shenjat kanë mbetur. Qyteti i Perperikon ka qenë i banuar që rreth vitit 5000 pes, ndërsa një faltore pranë tij kushtuar Orfeut, daton në vitin 6000 pes dhe është më e vjetër se Piramidat e Gizës. Depozita duket me të vërtetë e gdhendur me saktësi nga njerëz të fiksuar pas simetrisë së objekteve, siç është numri i njëjtë i madhësisë së dritareve në një shtëpi sot.

Edhe piradima e Bosnjes, që arkeologjia zyrtare e quan “kodër natyrore”, është ndërtuar mijëra vjet para Piramidave të Gizës.

Nën ujërat e liqenit të Ohrit, shkencëtarët zbuluan atë që mund të jetë një nga komunitetet më të hershme të Evropës dhe po përpiqen të zgjidhin misterin se përse ishte ndërtuar mbi shtylla në ujë.

Arkeologët besojnë se një pjesë e bregut shqiptar të liqenit strehonte një vendbanim rreth 8000 vjet më parë, duke e bërë atë fshatin më të vjetër buzë liqenit në Europë të zbuluar deri më sot – historia edhe ndryshon.

Please follow and like us: