Astrit Lulushi: Deti Mesdhe
Historia thotë se grekët e lashtë e emëruan detin Mesogeio – Mesdhe. Mos tregon kjo se greqishtja dhe shqipja e lashtë kanë qënë një gjuhë dhe greqishtja e re u krijuar për t’u ndarë nga shqiqja, e cila mbeti e pandryshuar.
Teknikisht, termi grek u bë i njohur në epokën romake. Që do të thotë se deti “mesi i dheut” (Mesdheu) u emërua i tillë pasi romakët ranë në kontakt me grekët dhe i dominuan, pastaj pushtuan iirët. Homeri, Herodoti, Tukididi, Ksenofoni, Aristoteli, nuk kishin një emër të veçantë për Mesdheun. Kur Platoni dëshiron të thotë se Atlantida ishte jashtë Mesdheut, ai ka një fjalë egjiptiane në Timaeus; legjendën e Atlantidës:
Në fund të periudhës helenistike dhe në atë romake, historiani grek Polybius gjithashtu nuk e përmend termin Mesageiu. Kartagjenasit ishin zotër të gjithë bregdetit mesdhetar të Libisë deri te Shtyllat e Herkulit. Ata gjithashtu kishin kaluar ngushticën e Shtyllave të Herkulit dhe kishin zotëruar të gjithë bregun detar të Iberisë në Mesdhe deri në Pirenejtë.
Megjithatë, në realitet teksti origjinal nuk e ka termin mesogeios/mesdhetar, por në vend të kësaj përdor fraza për ta përshkruar atë si “deti i brendshëm” dhe “detit jonë”.
Siç mund ta merrni me mend, Polibi nuk thotë “mesogeios”, por “detin jonë” dhe e krahason atë me “detin e jashtëm”.
Edhe gjeografi i madh grek i epokës romake, Straboni tenton ta emërtojë atë në mënyrë të ngjashme.
Terma të tillë ishin të njohura në epokën romake, që e emruan me latinishten “mare nostrum” pasi grekët e quanin kryesisht “deti jonë” dhe ndonjëherë “det i brendshëm” nëse ishte në kontrast me Atlantikun si deti i jashtëm. Sigurisht më vonë filloi të mbizotërojë termi “mesdhe” dhe grekët modernë e quajnë “Mesogeios” që do të thotë “në mes të dheut” sepse në të vërtetë është pothuajse i rrethuar nga toka. Megjithatë, më vonë deti u quajt “ymas thalassa” që do të thoshte “deti jonë”.
Romakët i pushtuan të gjitha brigjet e tij, kështu që sot priremi të adoptojmë një term që erdhi pas tyre, Mediterrenian.
Please follow and like us: