Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Pak ironi

Kur boksieri legjendar amerikan Cassius Clay vendosi të ndryshojë emrin e tij në Muhamed Ali, ai e bëri këtë sepse “Cassius Clay”, emër perëndimor, i sillte imazhet e periudhës së skllavërisë.
Në fakt, njeriu pas të cilit u emërua boksieri, ishe i bardhë dhe një njeri i përkushtuar për t’i dhënë fund skllavërisë.
Në 1843, politikani Cassius Marcelius Clay po iu drejtohej zgjedhësve të tij në Kentaki, duke qëndruar në një argjinaturë. Një vrasës nga mesi i turmës qëlloi drejt tij, duke e goditur në gjoks. Clay e qëlloi atentatorin me bastunin e tij dhe më pas, duke e mbajtur me njërën dorë, mori thikën, duke i prerë hundën dhe veshin. Pastaj e ngriti personin nga toka, duke e hedhur nga argjinatura.
Ai i bëri të gjitha këto me një plumb në gjoks. Cassius Clay jetoi 92 vjeç me atë plumb ende në trup. Një nga boksierët më të mëdhenj në botë u emërua pas tij, dhe më pas  e ndërroi emrin, duke u bërë “Muhamed Ali”, por jo më i fortë se Cassius M. Clay origjinal.
Please follow and like us: