Si më lindi ideja që ta përktheja librin “Vëllazëria hermetike e Egjiptit”?
Mevi Rafuna
Duke e lexuar këtë libër të autorit Dr. David Harrison më shkoi ndërmend ta përkthej në gjuhën shqipe.
Për t’i dhënë lexuesit shqiptar dhe atyre të cilët janë të interesuar për dijen e lashtë mistike, një dritare sado të vogël në rrugëtimin drejt dijes…
Përveç një karakteri biblik dhe historik libri përmban në sfond figurën e Moisiut, atë të Faraonit dhe të Elias.
Në fund këtij libri ia bashkangjita edhe një artikull që flet për Masonerinë në Shqipërinë e Jugut në fillim të shek. XX.
Një listë e lozhave që jepen në këtë artikull duhet se patën ndikim në Kongresin e Manastirit dhe Pavarësinë e Shqipërisë.
Uroj që ky libër sado pak të jetë kontribues dhe frymëzues…
Faleminderit shumë Alfred Beka dhe Shtëpisë Botuese ‘’ Jakup Ceraja’’.