Albspirit

Media/News/Publishing

Kurti: Kosova është një aleate e palëkundur e NATO-s

Prishtinë, 12 prill 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e transferimit të autoritetit të drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s, NALT, ku u bë kalimi i detyrës nga Gjenerali Hammerstein tek Gjenerali Nawrat.

Kryeministri Kurt ii shprehu mirënjohje Gjeneralit Hammerstein për shërbimin dhe kontributin e tij në Kosovë.

“Një demokraci e re dhe në rritje ndërtohet nga kontributet e shumë njerëzve dhe prandaj është gjithmonë kënaqësi të veçojmë ata që kanë kontribuar për këtë. Një shembull i tillë, është vepra instrumentale e Gjeneralit Hammerstein”, tha Kurti në fjalën e tij.

Kurti e vlerësoi kontributin e Gjeneralit Hammerstein. Ai tha se gjenrali Hammerstein ka vepruar në një kontekst kyç dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Kurti e vlerësoi rolin thelbësor të NATO-s dhe mbështetjen e saj për intergitertin territorial dhe sigurinë në Kosovë.

“Gjatë 12 muajve të fundit, integriteti ynë territorial dhe paqja e përgjithshme, janë sfiduar nga forcat destabilizuese, të cilat kanë kryer veprime terroriste dhe kriminale. Vizioni, disiplina, profesionalizmi dhe integriteti, durimi, komunikimi dhe bashkëpunimi ynë, na bënë fitimtarë për sigurinë që nuk lë askënd pas dhe sundimin e ligjit që nuk privilegjon askënd”, tha ai.

Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë gjeneralit Nawrat, duke shprehur besimin e plotë se ai do ta vazhdojë punën e kryer deri tashti nga Gjenerali Hammerstein. Ai theksoi se Zyra e Kryemiunistrit është një aleate e palëkundur e NATO-s.

“Kam besim të plotë në aftësinë tuaj për të na udhëhequr përpara në këtë rol të rëndësishëm. Jini të sigurtë, Zyra e Kryeministrit është një aleate e palëkundur e NATO-s, e gatshme për të ofruar ndihmë, sipas mundësive tona”, u shpreh Kurti.

Në ceremini morën pjesë edhe shefja e divizionit për operacione në Shtabin e Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe, dhe Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Ozkan Ulutas.

Please follow and like us: